Këtë të hënë, vendi është në dorë të zëvendës kryeministrit Erjon Braçe. Ai është autoriteti më i lartë vendimmarrës nëse shteti përballet me ndonjë emergjencë kombëtare, i cenohet siguria apo ndodh ndonjë ngjarje e rëndësisë specifike.
Tre krerët e tjerë më të lartë të shtetit, që sipas Kushtetutës janë Presidenti i Republikës, Kryetari i Kuvendit dhe Kryeministri nuk ndodhen në Shqipëri.
Presidenti Ilir Meta ndodhet në Itali, ku është i ftuar në kolegjin e mbrojtjes së NATO-s në Romë, me rastin e 10 vjetorit te futjes së Shqipërisë në Aleancën Euroatlantike.
Në Itali është edhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka njoftuar se do të zhvillojë një vizitë zyrtare dy ditore ku do të takohet me homologun italian dhe shtetarë të tjerë në kuadër të lobimit për procesin integrues të vendit.
Sipas të dhënave jo zyrtare, edhe kreu i qeverisë, Edi Rama nuk është në Shqipëri. Ai ndodhet në një vizitë qeveritare në Katar.
E sikur të mos mjaftonin mungesat qeveritare, dy ditë pas protestës kombëtare opozitare, me një numër të lartë protestuesish të ndaluar dhe arrestuar, vendin e ka lënë dhe kreu i opozitës.
Lulzim Basha do të jetë në Lubjanë të Sllovenisë, pjesë e një takimi mbi fuqizimin e demokracisë në vendet e Ballkanit.
Më herët protokolli e ndalonte daljen jashtë vendit njëkohësisht të Presidentit, kreu të Kuvendit dhe Kryeministrit, me qëllim që një shtetar i lartë të ishte në atdhe për menaxhimin e çdo situate emergjente, por kjo normë nuk zbatohet më prej kohësh.
G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?
-
Po
68.2%
-
Jo
24.5%
-
Nuk e di
7.3%
Vota total: 2484
Lajme të tjera
-
Rama nga Gjermania: Për ne BE nuk është çështje paraje, shumë realitete e shohin si ‘bankomat’! Edhe nëse unioni ‘zhduket’ do luftojmë për integrimin
8 Maj, 20:22
-
Takimi me emigrantët në Athinë, Rama i përgjigjet opozitës greke: S’ka lidhje me çështjet e brendshme të Greqisë dhe as zgjedhjet e Parlamentit Evropian
8 Maj, 19:32
-
'Rrugëtimi drejt BE-së pa kthim', Ilir Metaj në 'Studio Live': Dorë e zgjatur për opozitën! Shpresoj të mos jetë treni i fundit për ta
8 Maj, 17:22
-
26 mln lekë gjobë bujkut se ndërtoi kasollen e 3 lopëve pa leje! Braçe i indinjuar denoncon rastin: A jeni në terezi?
8 Maj, 17:12
-
Pamjet nga punimet në Unazën e Madhe të Tiranës, Rama: Përfundon në fund të këtij viti
8 Maj, 16:51
-
Rama takim me shqiptarët në Athinë më 12 maj, Mitsotakis: Zgjedhje e panevojshme! Nuk vjen si i ftuar i qeverisë, por s'e pengojmë
8 Maj, 16:02
-
Komision parlamentar antikorrupsion, Meta: Manovër e Ramës për t'i ikur dështimeve skandalaze në këto 11 vjet
8 Maj, 14:18
-
Plazhi i Darzezës në Fier bëhet gati për sezonin veror! Rama: Perlë e Adriatikut
8 Maj, 08:18
-
Mesazhet e Ramës në mbledhje/ Nesturi në 'Repolitix': Sot ka goditur! Muça: Filloi fushatën, do bëjë shkundje të madhe në PS
7 Maj, 21:35
-
Meta 'tradhton' Sashën, poston foto me disa qen tek Liqeni: Besnikëria e tyre meriton çdo sakrificë
7 Maj, 20:55
-
Mero Baze: Edi Ramës nuk i bën puna Rezoluta, por rruga që ndoqi për Reformën në Drejtësi
7 Maj, 20:14
-
Akuzat e Ramës mbi dosjet e evazionit, Prokuroria e Tiranës publikon shifrat
7 Maj, 18:11
Nje qen i mire si Brace i duhet jo vetem te lehi ham ham ne parlament po dhe te ruaj shtepine kur i zoti iken.
PërgjigjuPara me thase vidhen e shpenzohen por si gjithmone per te miren e popullit.Pas Ruçit shkoi kryeministri ne katar te haje Cfare la Ruçi ne nevojtore.Banda qe ta shpifin.Turp.
PërgjigjuErjon Brace eshte me i miri kryemenister ne kete rast ,dhe nuk eshte cudi qe ky socialist me taban, te jete neser kryeminister i vendit .Mbare baza socialiste perkrah figuren e Erjon Braces ne krye te qeverise ne nenyre absolute
PërgjigjuVendi eshte me i mire dhe me i sigurt ne doren e Erion Braces. Ai eshte i vetmi socialist qe ka qeveria dhe parlamenti sot.
Përgjigju