'Ka dhe qeliza kancerogjene që afektojnë sistemin e shëndetësisë', Rama: Spitali i Fierit do mbarojë para afatit (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama deklaroi se spitali rajonal i Fierit, donacion ky i qeverisë turke, siç duket do të mbarojë më para afatit të parashikuar. 

“Premtimin e ka thënë Erdogan. Unë kam qenë i rezervuar. Me sa shoh, afati do të tejkalohet (Do te ndertohet para afatit 3 mujor). Ky do të jetë spitali rajonal memorial i Fierit. Do të jetë pjesë e sistemit shëndetësor publik, si spitalet e tjera. Do të administrohet krejt ndryshe, qendër e transmetimit të dijeve. Që do të thotë se buxheti do të menaxhohet nga spitali, rrogat nuk do të jenë fikse për të gjithë, por mjeket dhe infermierët do të paguhen sipas performancës. Paralelisht me punën në kantier, vijon puna nga ekipet e dy qeverive. 320 mjekë dhe infermierë do të jenë shqiptarë. Në skuadrën e menaxhimit do të jenë 2-3 kandidatë. Gjithçka është sipas planit, ndërkohë që lajmi i mirë, për mua siç jam i pakënaqur, ka mes tyre dhe qeliza kancerogjene që afektojnë sistemin tonë. Është ky spital sot platforma për të filluar pastrimin e tyre. Edhe Turqia, kur ka nisur me reformën në shëndetësi, e ka nisur si këtu dhe më pas me fazën spitalore të privatizuar.”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama: Spitali i Fierit do mbarojë para afatit! Meta është bërë si dordolec, tremb zogj kur ka detyrë tjetër! Do të rimarrë pushtetin me forcë (VIDEO)


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej në Kazakistan

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej në Kazakistan