‘Rrezikojmë katastrofë nga COVID’ Meta: Të rishikohet buxheti i shtetit në mbështetje të sektorit të shëndetësisë! Vaksinimi selektiv? Tipike për diktatorët

Presidenti Ilir Meta në një deklaratë për mediat kë bërë me dije se vendi është në prag të katastrofës për shkak të pandemisë së COVID.

‘Pa plan të qartë vaksinimi vendi rrezikon një katastrofë. Planet konfuze, të ndryshueshme, jo transparente për vaksinimin, nuk mund të jenë alibi për të braktisur me mjera qytetarë të infektuar dhe dhjetëra që po humbin jetën. Vetëm kriteret shëndetësore të gjendjes shëndetësore janë ato që duhet të vendosi përparësitë në vaksinimin e popullatës. Kriteret e ndarjes klasore për të marrë këtë shërbim jetik, janë tipike për diktaturat dhe diktatorët. Nuk mund të lihen më qendrat spitalore dhe shërbimet pa pajisje, si respiratorë, ventilatorë dhe barnat e domosdoshme për të luftuar këtë pandemi. Nuk mund të lihen me mijëra mjekë pa pajisje mbrojtëse. Nuk mund të lihen qytetarët nën panikun për t’u përballur me pandeminë. Nuk mund të lihen të sëmurët në mëshirë të fatit, që trajtohen në banesë, që nuk iu rimbursohet asgjë. Pa dyshim që është koha për të rishikuar buxhetin e shtetit, në mbështetje të sektorit të shëndetësisë.'- tha Meta.


Lajmi kryesor:

Meta kërcënon me 2 mars të dytë: Atëherë iu kurseva! Rama merr llumin e LSI dhe e shet si ajkën e PS! Të ndryshohet buxheti për pandeminë


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!