Vendimet e Këshillit të Ministrave më datë 17 shtator 

TIRANË - Gjatë mbledhjes së sotme Këshilli i Ministrave ndër të tjera ka miratuar edhe  fondin prej 91.573.901 për shpronësimin e truallit dhe pronave prívate që prek nga ndërtimi i rrugës hyrëse në Shkodër.

Ndërkohë që u kërkohet njësive vendore që të marrin masa për grumbullimin e mbetjeve bio me anë të koshave të diferencuar. Qeveria ka marrë vendim për përcaktimin e masave për grumbullimin dhe trajtimin e mbetjeve bio ose siç quhen ndryshe mbetjet nga shtëpitë, restorantet dhe parqet. Po ashtu Çdo njësi e qeverisjes vendore duhet te raportoj brenda fundit të muajit dhjetor të çdo viti, në këshillin e qarkut përkatës ndërsa çdo qark i raporton, brenda fundit të muajit shkurt të çdo viti.

Gjithashtu është bërë edhe kalimi i dy marrëveshjeve në parim. E para për letërmarrëveshjen ndryshuese të marrëveshjes Istisna’a, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Islamike për Zhvillim (IDB), për projektin e rrugës Tiranë-Elbasan. Ndërsa marrëveshvshja e dytë që ka kaluar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave është me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për ndërtimin e kapaciteteve për koncesionet për investimet në energji dhe industri në Shqipëri, nëpërmjet një granti prej 636.634 euro.
 
VENDIM  PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.903, DATË 26.8.2009, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KRIJIMIN E AGJENCISË SË KËRKIMIT, TEKNOLOGJISË DHE INOVACIONIT (AKTI)”, TË NDRYSHUAR
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 10, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, dhe të nenit 6, të ligjit nr.90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”,  me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
Në vendimin nr.903, datë 26.8.2009, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto shtesa dhe ndryshime: 
 
1. Në pikën 7, bëhen këto ndryshime: 
 
a) Në fund të paragrafit shtohet fjalia me këtë përmbajtje: 
               “Ministri përgjegjës për inovacionin është nënkryetar i bordit drejtues të AKTI-t.”. 
b) Në pikën 7.1, fjalët: “Zëvendësministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit”, shfuqizohen. 
c) Në pikën 7.4, pas “Kryetari”, shtohet “nënkryetari”.
 
2. Në pikën 8.1 fjalët “... të ketë gradën shkencore doktor...”, shfuqizohen. 
 
3. Pikat 8.2 dhe 8.3, shfuqizohen.
 
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
 
K R Y E M I N I S T R I
 
EDI RAMA
 
***
 
VENDIM  PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.1507, DATË 19.11.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I RRUGËS HYRËSE – SHKODËR”
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 17, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, Këshilli i Ministrave
 
VENDOSI:
 
Në vendimin nr.1507, datë 19.11.2008, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
 
1. Pikat 3, 4 dhe 5 ndryshohen, si më poshtë vijon:
 
“3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën bashkëlidhur  këtij vendimi, për sipërfaqen tokë/truall 4 115 (katër mijë e njëqind e pesëmbëdhjetë) m2, me vlerë të përgjithshme shpronësimi 88 475 540 (tetëdhjetë e tetë milionë e katërqind e shtatëdhjetë e pesë mijë e pesëqind e  dyzet) lekë, dhe objekt, me vlerë 3 098 361 (tre milionë e nëntëdhjetë e tetë mijë e treqind e gjashtëdhjetë e një) lekë, me një vlerë të përgjithshme shpronësimi prej 91 573 901 (nëntëdhjetë e një milionë e pesëqind e shtatëdhjetë e tre mijë e nëntëqind e një) lekësh.
 
4. Shpenzimet procedurale, në vlerën 600 000 (gjashtëqind mijë) lekë, të përballohen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
 
5. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 91 573 901 (nëntëdhjetë e një milionë e pesëqind e shtatëdhjetë e tre mijë e nëntëqind e një) lekësh, të përballohet, përkatësisht:
 
a) 88 475 540 (tetëdhjetë e tetë milionë e katërqind e shtatëdhjetë e pesë mijë e pesëqind e dyzet) lekë, nga buxheti i vitit 2008, miratuar për Ministrinë e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, zëri “Shpronësime”;
b) 3 098 361 (tre milionë e nëntëdhjetë e tetë mijë e treqind e gjashtëdhjetë e një) lekë, nga nga buxheti i shtetit, zëri “Detyrimet e prapambetura (detyrimet e infrastrukturës).”.
 
2. Në tabelën e të shpronësuarve, bashkëlidhur vendimit, shtohet lista që i bashkëlidhet këtij vendimi.
 
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.  
 
K R Y E M I N I S T R I
 
EDI RAMA 
 
***
 
V E N D I M
 
PËR
 
MIRATIMIN, NË PARIM, TË LETËRMARRËVESHJES NDRYSHUESE TË MARRËVESHJES ISTISNA’A DHE MARRËVESHJES SË AGJENCISË ISTISNA’A, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS ISLAMIKE PËR ZHVILLIM (IDB), PËR PROJEKTIN E RRUGËS TIRANË-ELBASAN
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 26, të ligjit nr.9665, datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huasë në Republikën e Shqipërisë”, të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës dhe ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave  
 
V E N D O S I:
 
Miratimin, në parim, të letërmarrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes Istisna’a dhe marrëveshjes së Agjencisë Istisna’a, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Islamike për Zhvillim (IDB), për projektin e rrugës Tiranë-Elbasan, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.
 
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
 
K R Y E M I N I S T R I 
 
EDI  RAMA
 
***
 
V E N D I M
 
PËR
 
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË GRANTIT NR.C29314/NONC-2010-12-04, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRI I FINANCAVE, DHE BANKËS EVROPIANE  PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM, PËR NDËRTIMIN  E KAPACITETEVE PËR KONCESIONET PËR INVESTIMET NË ENERGJI DHE INDUSTRI NË SHQIPËRI
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Këshilli i Ministrave 
 
V E N D O S I:
 
Miratimin, në parim, të marrëveshjes së grantit nr.C29314/NONC-2010-12-04, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga ministri i Financave dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për ndërtimin e kapaciteteve për koncesionet për investimet në energji dhe industri në Shqipëri, nëpërmjet një granti prej 636 634 (gjashtëqind e tridhjetë e gjashtë mijë e gjashtëqind e tridhjetë e katër) eurosh, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.
 
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. 
 
K R Y E M I N I S T R I
 
EDI RAMA
 
***
V E N D I M 
 
PËR 
 
PËRCAKTIMIN E MASAVE TË NEVOJSHME PËR GRUMBULLIMIN DHE TRAJTIMIN E MBETJEVE BIO SI DHE KRITERET dhE AFATET PËR PAKËSIMIN E TYRE 
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe nenit 28, të ligjit nr.10463, datë 22.9.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Këshilli i Ministrave 
 
V E N D O S I:
 
1. Në këtë vendim përcaktohen:
 
a) rregullat për grumbullimin e diferencuar të mbetjeve bio për qëllime trajtimi; 
b) trajtimi i mbetjeve bio, në mënyrë që të arrihet një nivel i lartë i mbrojtjes së mjedisit; 
c) hapat dhe afatet për grumbullimin e diferencuar të mbetjeve bio;
ç) procedurat që ndjekin njësitë e qeverisjes vendore për grumbullimin e diferencuar të mbetjeve bio.
 
2. Objekt i këtij vendimi janë mbetjet nga shtëpitë, restorantet dhe parqet, të cilat ndodhen në territorin e njësisë së qeverisjes vendore. 
 
3. Termat e përdorur në këtë vendim kanë të njëjtin kuptim me termat e përcaktuar në nenin 3, të ligjit nr.10463, datë 22.9.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar, nenin 5, të ligjit nr.10431, datë 9.6.2011, “Për mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar, dhe në ligjin nr.8652, datë 31.7.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”. 
 
4. Afati për grumbullimin në mënyrë të diferencuar të mbetjeve bio, nga njësitë e qeverisjes vendore, është: 
 
a) për bashkitë qendër qarku, brenda vitit 2017; 
b) për bashkitë e tjera, brenda vitit 2018.
 
5. Njësitë e qeverisjes vendore, në planet e tyre të menaxhimit të mbetjeve dhe në përputhje me nevojat vendore, realizojnë grumbullimin e mbetjeve bio me frekuenca ditore, javore (ose më të gjata se javore), ose zbatojnë sisteme të tjera të ndryshme për grumbullimin e mbetjeve bio, të tilla si kompostimi i mbetjeve në oborret e shtëpive. Vendi ku do të vendosen koshat e mbetjeve bio përcaktohet nga njësia përkatëse e qeverisjes vendore. 
 
6. Sistemet e grumbullimit të diferencuar të mbetjeve bio përfshijnë: 
 
a) koshat për grumbullimin e diferencuar të  mbetjeve në burim; 
b) mjetet e posaçme të transportit për grumbullimin e tyre; 
c) pajisjet për copëtimin e mbetjeve bio; 
ç)  vendet për ruajtjen e përkohshme të tyre; 
d)  stacionet e transferimit. 
 
7. Koshat, për grumbullimin e mbetjeve bio, duhet të jenë: 
 
a) me ngjyrë kafe; 
b) rezistentë ndaj lagështirës; 
c) rezistentë ndaj plasaritjeve dhe thyerjeve, gjatë përdorimit të përditshëm; 
ç)  të mbuluar me kapakë hermetikë; 
d)  të përshtatshëm për t’u pastruar lehtësisht; 
dh) të etiketuar për llojin e mbetjeve që përmbajnë.
 
8. Trajtimi i mbetjeve bio bëhet nëpërmjet trajtimit aerobik, në prani të oksigjenit, ose anaerobik, në mungesë të oksigjenit.
 
9. Objektivat që duhen arritur nga njësitë e qeverisjes vendore, për pakësimin e sasisë së mbetjeve bio që shkojnë në landfill, janë: 
 
a) ulja, në masën 50% të peshës totale të mbetjeve bio, të prodhuara në vitin 2014, jo më vonë se 7 vjet pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi; 
b) ulja, në masën 35% të peshës totale të mbetjeve bio të prodhuar në vitin 2014, jo më vonë se 12 vjet pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi. 
 
10. Përdorimi i materialeve të prodhuara nga trajtimi i mbetjeve bio për  përmirësimin e cilësisë së tokës llogaritet si pjesë e objektivave të arritur për riciklimin dhe ripërdorimin e mbetjeve bio. 
11. Masat, kriteret dhe rregullat që duhen zbatuar për grumbullimin dhe menaxhimin e mbetjeve bio përcaktohen në planin vendor të menaxhimit të mbetjeve, të përgatitur në përputhje me Planin Rajonal dhe Planin Kombëtar të Menaxhimit të Mbetjeve.
 
12. Masat e përcaktuara në këtë vendim, për grumbullimin dhe trajtimin e  mbetjeve bio, përfshijnë: 
 
a) analizën dhe vlerësimin e situatës fillestare dhe/ose përmirësimin e skemës ekzistuese, ose planit vendor/rajonal të menaxhimit të mbetjeve; 
b) vlerësimin e volumit dhe përcaktimin e origjinës së mbetjeve që do të menaxhohen. Informacioni përfshin të dhënat aktuale dhe trendet e mëparshme, për një periudhë 5-8 vjeçare, në lidhje me numrin e banorëve, numrin e shtëpive, llojin dhe madhësinë e fermave, numrin e kopshteve, parqeve publike dhe ndërtesat sociale ose kulturore, brenda territorit që kanë në juridiksion njësitë e qeverisjes vendore, të cilat mund të prodhojnë mbetje bio;  
c) informacion shtesë për shtëpitë në qytet dhe fshat, duke specifikuar llojin e rezidencës (të përhershme ose të përkohshme).  
 
13. Në rastet e zonave me shtëpi private, njësia e qeverisjes vendore duhet të sigurojë kontenierë individualë, për të lehtësuar trajtimin e duhur të mbetjeve bio.  
 
14. Njësia e qeverisjes vendore në zonat rurale përcakton, për banorët brenda territorit që ka nën juridiksion, mënyrat, vendet dhe afatet kohore për trajtimin e mbetjeve bio në shtëpi ose në nivel lagjeje.
 
15. Njësitë e qeverisjes vendore bashkëpunojnë midis tyre për të nxitur: 
 
a) sisteme të përbashkëta të grumbullimit të mbetjeve bio; 
b) ngritjen e skemës së ndarjes së mbetjeve bio. 
 
Ky bashkëpunim mundëson grumbullimin optimal të mbetjeve bio, ripërdorimin dhe riciklimin, ose asgjësimin, në një nga impiantet më të afërt, me teknologjitë dhe metodat më të përshtatshme, me qëllim sigurimin e një niveli të lartë të mbrojtjes së mjedisit dhe shëndetit publik.  
 
16. Çdo njësi e qeverisjes vendore krijon bazën e të dhënave për: 
 
a) regjistrimin e peshës së mbetjeve bio të grumbulluar; 
b) mjetet dhe mënyrat e grumbullimit; 
c) frekuencën e grumbullimit; 
ç)  sasinë e dërguar për trajtim; 
d)  identifikimin e kontraktorëve të përfshirë në grumbullimin e  mbetjeve bio; 
dh) destinacionin e mbetjeve bio; 
e) sasinë e mbetjeve bio të trajtuar/përpunuar, në raport me sasinë e grumbulluar, sipas formulës: 
 
∑ SPMBT
________   · 100 = PMBT
∑ SPMBG
 
∑ SPMBT – Shuma e Sasisë së Përgjithshme të Mbetjeve Bio të Trajtuara në një vit.
∑ SPMBG – Shuma e Sasisë së Përgjithshme të Mbetjeve Bio të Grumbulluara në një vit.
PMBT –  Përqindja e mbetjeve bio të trajtuara.
 
17. Çdo njësi  e qeverisjes vendore raporton, brenda fundit të muajit dhjetor të çdo viti, në këshillin e qarkut përkatës, të dhëna mbi grumbullimin e mbetjeve bio dhe objektivat e trajtimit, si pjesë e raportimit për zbatimin e planit vendor të menaxhimit të integruar të mbetjeve. 
 
18. Çdo qark i raporton, brenda fundit të muajit shkurt të çdo viti, Agjencisë Kombëtare të Mjedisit të dhënat e grumbulluara nga njësitë e qeverisjes vendore, siç përcaktohet në pikën 17, të këtij vendimi. 
 
19. AKM-ja përpunon të dhënat mbi peshën totale të mbetjeve bio, të grumbulluara në mënyrë të diferencuar, dhe objektivat e arritura në nivel kombëtar dhe i regjistron ato në regjistrin e krijuar për këtë qëllim, sipas kërkesave të mëposhtme: 
 
a) Përshkrimi i metodave të grumbullimit të mbetjeve bio;
b) Përshkrimi i metodave të regjistrimit të sasisë së mbetjeve bio; 
c) Të dhënat dhe informacioni i mbledhur nga njësitë e qeverisjes vendore; 
ç)  Vlerësimi i përgjithshëm mbi objektivat e arritura për mbetjet bio.  
 
Këto të dhëna dërgohen në Ministrinë e Mjedisit brenda fundit të muajit mars të  çdo viti.  
 
20. AKM-ja i përfshin rezultatet e raportit për grumbullimin dhe trajtimin e mbetjeve bio në raportin vjetor për gjendjen e mjedisit. 
 
21. Ministria harton raportin mbi zbatimin e këtij vendimi, si pjesë integrale të raportit për zbatimin e ligjit nr.10463, datë 22.9.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar, të parashikuar në nenin 66 të tij, i cili publikohet në faqen elektronike zyrtare të saj dhe bëhet i disponueshëm për publikun.  
 
22. AKM-ja krijon, menaxhon dhe përditëson sistemin e bazës së të dhënave për grumbullimin e mbetjeve bio. 
 
23. Ngarkohen Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe njësitë e qeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi. 
 
        Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”. 
 
K R Y E M I N I S T R I
 
EDI RAMA
 
***
 
V E N D I M
 
PËR 
 
EMËRIMIN E TRE ANËTARËVE TË KOMISIONIT KOMBËTAR TË PËRZGJEDHJES PËR TND-NË
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 31, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
1. Emërimin si anëtarë të Komisionit Kombëtar të Përzgjedhjes për TND-në të:
 
- z. Aleksandër Xhuvani;
- znj. Ledia Plaku;
- znj. Besa Shahini.
 
2. Në zbatim të pikës 2, të nenit 31, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, dhe të pikës 3, të kreut XI, të vendimit nr.118, datë 5.3.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues dhe të anëtarëve të TND-së”, mandati i këtyre anëtarëve fillon në mbledhjen e parë konstituive të KKP-së dhe kohëzgjatja e tij përcaktohet në bazë të shortit që do të organizohet për këtë qëllim.
 
          Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
 
K R Y E M I N I S T R I
 
EDI  RAMA 
 
***
 
V E N D I M
 
PËR
 
RISHPËRNDARJE FONDESH NË BUXHETIN E VITIT 2014 PËR SHPENZIME KORRENTE, NDËRMJET PROGRAMEVE TË MIRATUARA PËR MINISTRINË E MIRËQENIES SOCIALE DHE RINISË
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 40, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 17, të ligjit nr.185/2013, datë 30.12.2013, “Për buxhetin e vitit 2014”, me propozimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave  
 
V E N D O S I:
 
1. Rishpërndarjen e fondeve në buxhetin e vitit 2014 për shpenzime korrente, ndërmjet programeve të miratuara për Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, si më poshtë vijon:
 
a) Programit të Përkujdesit Social, për vitin 2014, tit.10430, kap.1, art.606, “Transferta për buxhetet familjare dhe individët”, t’i shtohet fondi prej 150 000 000 (njëqind e pesëdhjetë milionë) lekësh.
b) Programit për punësim, formim dhe arsim profesional 2014, tit.10550, kap.1, art.606, “Transferta për buxhetet familjare dhe individët”, t’i pakësohet fondi prej 150 000 000 (njëqind e pesëdhjetë milionë) lekësh.
 
2. Ngarkohen Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
 
          Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. 
 
K R Y E M I N I S T R I
 
EDI RAMA
 
***
V E N D I M 
 
PËR
 
MIRATIMIN E PLANIT KombËtar TË VEPRIMIT PËR ZBATIMIN E STRATEGJISË RAJONALE PËR EVROPËN JUGLINDORE, 2014 - 2020
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes,  Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
1. Miratimin e Planit Kombëtar të veprimit për zbatimin e Strategjisë Rajonale për Evropën Juglindore, 2014 – 2020, sipas dokumentit që i bashkëlidhet këtij vendimi. 
 
2. Ngarkohet Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.
 
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
 
K R Y E M I N I S T R I
 
EDI  RAMA 
 
***
 
 
V E N D I M
 
PËR 
 
RIORGANIZIMIN E AMBASADËS SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË MBRETËRINË E BELGJIKËS DHE TË MISIONIT TË PËRHERSHËM TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË PRANË BASHKIMIT EVROPIAN 
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 16 e 23, të ligjit nr.9095, datë 3.7.2003, “Për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
1. Riorganizimin e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Belgjikës dhe të Misionit të Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Evropian.
 
2. Bashkimin e funksioneve të kreut të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Belgjikës dhe të Misionit të Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Evropian.
 
3. Emërtimi i Misionit Diplomatik të Republikës së Shqipërisë në Bruksel, Mbretëria e Belgjikës, të jetë: “Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Belgjikës dhe Misioni i Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Evropian”. 
 
4. Vendimi nr.142, datë 3.3.2010, i Këshillit të Ministrave, “Për hapjen e përfaqësisë diplomatike të Republikës së Shqipërisë në Bruksel, Mbretëria e Belgjikës”, shfuqizohet. 
 
5. Ngarkohet Ministria e Punëve të Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.
 
              Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”. 
 
K R Y E M I N I S T R I 
 
EDI RAMA 
 
***
 
V E N D I M
 
PËR 
 
NDRYSHIMIN E PËRGJEGJËSISË SË ADMINISTRIMIT, NGA MINISTRIA E MBROJTJES TE MINISTRIA E ARSIMIT DHE SPORTIT, TË PRONËS NR.1051, ME EMËRTIM “REPARTI USHTARAK NR.5013, N/REPART”, ME VENDNDODHJE NË BIGAZ, SKRAPAR”, DHE PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.515, DATË 18.7.2003, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, TË CILAT I KALOJNË NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI MINISTRISË SË MBROJTJES”, TË NDRYSHUAR
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13 e 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave 
 
V E N D O S I:
 
1. Ndryshimin e përgjegjësisë së administrimit, nga Ministria e Mbrojtjes te Ministria e Arsimit dhe Sportit, të pronës nr.1051, me emërtim “Reparti ushtarak nr.5013, N/repart”, me vendndodhje në Bigaz, Skrapar, sipas formularit standard të inventarizimit të pronës, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij, për t’u përdorur për aktivitete sportive. 
 
2. Prona nr.1051, me emërtim “Reparti ushtarak nr.5013, N/repart”, me vendndodhje në Bigaz, Skrapar, e përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, të hiqet nga lista e inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, e cila i bashkëlidhet vendimit nr.515, datë 18.7.2003, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar dhe të shtohet në listën e inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.
 
3. Ministrisë së Arsimit dhe Sportit i ndalohet të ndryshojë destinacionin e pronës, të përcakuar në pikën 1, të këtij vendimi. 
 
4. Ngarkohen ministri i Mbrojtjes, ministri i Arsimit dhe Sportit, Agjencia e Inventarizimit dhe Transferimit të Pronave të Paluajtshme dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.
 
     Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
 
K R Y E M I N I S T R I
 
EDI RAMA

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve