Kryetari i Komisionit Hetimor, Armando Subashi prezantoi dje objektin e hetimit për dy anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Që pas hapjes së mbledhjes, Subashi theksoi se hetimi për dy anëtarët e KLD-së do të përqendrohet që nga viti 2012 deri në vitin 2014, pasi për këtë periudhë kohore ka shërbyer në Këshillin e Lartë të Drejtësisë Elvis Çefa dhe anëtari tjetër, Lulzim Lelçaj.
Në këtë objekt hetimi janë futur të gjitha vendimet e Këshillit të Lartë të Drejtësisë të marrë përgjatë dy viteve të fundit që lidhen me promovimin e gjyqtarëve të Shkollës së Magjistraturës, vlerësimin e gjyqtarëve si edhe procedimet disiplinore ndaj disa prej gjykatësve të vendit.
Komisioni vendosi dje që pjesë e kësaj të bëhen edhe dy anëtarët e KLD-së të cilët janë nën hetim nga parlamenti si edhe në procedura shkarkimi. Ligjvënësit e mazhorancës vendosën që në mbledhjet e ardhshme të thirren për raportim si Çefa ashtu edhe Lelçaj të cilët do të pyeten lidhur me shkelet që janë konstatuar.
/Shqiptarja.com