Vendimet për studentët, Meta: Mbështes cdo reflektim! Refuzimi i lejes për protestën e diasporës? Të vijnë në Presidencë

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka folur nga Korça për vendimet e qeverisë për studentët (lexo këtu). Kreu i shtetit u shpreh se mbështet cdo reflektim të sinqertë, ndërsa shtoi se problemi zgjidhet me dialog dhe bashkëpunim konstruktiv. “Besoj se është shpërdoruar mjaft kohë dhe energji tepër e dobishme për t’i dhënë një zgjidhje të besueshme dhe afatgjatë problemeve të arsimit të lartë dhe studentëve në mënyrë të veçantë dhe do të mbështesja cdo reflektim të sinqertë, të thelluar dhe të qëndrueshëm dhe konstruktiv në këtë drejtim. Problemi zgjidhet vetëm në këtë mënyrë, përmes një dialogu të sinqertë, jo provokues, jo ndarës, jo intimidues dhe përmes një bashkëpunimi të besueshëm dhe konstruktiv”.

Gjithashtu, Meta komentoi edhe refuzimin e lejes së policisë së Tiranës për diasporën për të protestuar para Kryeministrisë në datat 28-30 dhjetor në intervale të ndryshme kohore. Meta tha se nuk e beson se policia ka refuzuar lejen. Megjithatë, shtoi ai, shqiptarët kanë protestuar edhe në diktaturë dhe nëse leja u është refuzuar atëherë i ftoi që ta zhvillojnë tubimin në oborrin e Presidencës. “Shqiptarët kanë protestuar edhe në diktaturë, pavarësisht nga kostot e tmerrshme që kanë paguar. Nuk besoj që një gjë e tillë mund të ketë ndodhur. Ja e zëmë se ka ndodhur...Janë të ftuar të gjithë emigrantët që të protestojnë në oborrin brenda Presidencës” tha ai.

Në datë 24 dhjetor, ideatori i protestës së emigrantëve Genc Sejko i njohur si “njeriu i memeve” në rrjetet sociale dorëzoi në Policinë e Tiranës një kërkesë për tubim, e cila u refuzua me arsyetimin se ‘pengon lëvizjen e mjeteve të emergjencës, qarkullimin e mjeteve të transportit publik dhe privat dhe ndërpret veprimtarinë e institucioneve’. Vendimi i policisë së Tiranës për të mos lejuar protestën është dënuar edhe nga opozita ditën e sotme (lexo këtu).

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ver Llapa: 27/12/2018 14:50

    Une them te protestojme ne " oborrin e Monikes" apo nuk ka trare e shale

    Përgjigju
    • Qenfliu: 27/12/2018 16:30

      Haha Veri po qime ka?

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë