Vendimet/ KKT miraton 29 leje për ndërtime në infrastrukturë e telekomunikacion

Vendimet/ KKT miraton 29 leje për ndërtime në infrastrukturë e telekomunikacion

Foto ilustruese

Në dy projektligje, të propozuara nga kreu i Komisionit Ekonomik të Kuvendit, Erjon Braçe, që janë dorëzuar tashmë pranë Kuvendit të Shqipërisë, synohet të hapet rruga për përfundimin e kalimit të pronësisë mbi tokën bujqësore tek privati. Në këto dy nisma propozohen disa ndryshime të rëndësishme ligjore në praktikat aktuale të marrëdhënieve të pronësisë dhe përdorimit të tokës bujqësore.

 

Procesi

Projektligji i parë synon të bëjë ndryshime në ligjin aktual nr. 171.2014 “Për përfundimin e procedurave ligjore të kalimit të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore në pronësi të përfituesve. Projektligji është propozuar si pjesë e paketës për ndryshime ligjore në legjislacionin në fuqi që trajton procedurat e kalimit të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore në pronësi të përfituesve, duke rishikuar disa dispozita, të cilat kanë krijuar problematika në zbatim.

 

Problematika

Edhe pse legjislacioni për ndarjen e tokës bujqësore, dhënien e saj në përdorim e, më pas, kalimin në pronësi, është rishikuar në vazhdimësi, procesi në përgjithësi është shoqëruar me mangesi e probleme të ndryshme. Nga informacionet e strukturave përgjegjëse për këtë proces, si dhe nga ankesat e shumta të qytetarëve, ka rezultuar se, së pari, shumë familje bujqësore, apo pjesëtarë të këtyre familjeve, të cilët kanë përfituar tokë në perdorim, sipas dispozitave të ligjit dhe akteve nënligjore në fuqi, nuk mund të pajisen me aktin e marrjes në pronësi të tokës për shkak të kufizimeve të vendosura në legjislacion për mosndryshimin e vendbanimit.

Së dyti, për shkak të vonesave për transferimin e dokumentacionit të gjendjes civile përtej afateve të përcaktuara në legjislacion, shumë familje bujqësore, pavarësisht se kanë qenë banorë de facto të njësive vendore të ish-ndërmarrjeve bujqësore, nuk mund të pajisen me aktin e marrjes së tokës në pronësi.

Nga ana tjetër, konstatohen raste të shumta kur komisionet e tokës në fshat nuk kanë plotësuar, të plotë dhe të saktë, dokumentacionin për përfitimin e aktit të marrjes së tokës në pronësi (AMTP) për të gjitha familjet bujqësore, pavarësisht se këto familje i plotësonin kriteret ligjore për të qenë përfitues.

Moszbatueshmëria e ligjeve dhe e akteve nënligjore ka ardhur jo vetëm nga mosangazhimi i njësive të qeverisjes vendore, përgjegjëse për ketë proces, por edhe nga vështirësitë që paraqet zbatimi praktik i legjislacionit. Vonesat e procesit dëmtojnë të gjitha familjet dhe individët, të cilat, ndonëse e përdorin faktikisht tokën bujqësore, nuk disponojnë dokumentacionin ligjor të pronësisë mbi të, çka pengon në formalizimin e tyre, përfitimin e subvencioneve nga buxheti i shtetit, kryerjen e transaksioneve, shpronësimet për interes publik, etj.

 

Ndryshimet

Dispozitat e projektligjit parashikojnë heqjen e kufizimit përsa u takon kritereve që duhet të përmbushin familjet bujqësore, ose individët për mosndryshimin e vendbanimit të tyre prej datës 1.10.1992. Ky ndryshim do të shërbejë për zgjidhjen e problematikave të përmendura me lart si vonesat gjatë transferimit të dokumentacionit të gjendjes civile përtej afateve të përcaktuara në legjislacion.

Nga ana tjetër, propozohet riformulimi i ligjit, duke krijuar mundësi për të gjitha familjet bujqësore, të cilat disponojnë aktin e marrjes në përdorim, për të përfituar aktin e marrjes së tokës në pronësi, pavarësisht përjashtimeve që janë bërë në një VKM të datës 17 tetor 1992. Familjet bujqësore që përdorin tokën do ta përfitonin kështu aktin e marrjes në pronësi vetëm pasi të kenë vërtetuar se nuk kanë përfituar tokë bujqësore në përdorim apo në pronësi në qendrat e tyre të mëparshme të banimit.

Projektligji parashikon edhe që të jenë subjekt i ligjit familjet bujqësore, të cilat nuk e disponojne aktin e marrjes në përdorim të tokës, vetëm pasi të kenë vërtetuar se nuk kanë përfituar tokë bujqësore në përdorim apo në pronësi në qendrat e tyre të mëparshme të banimit, si dhe familjet bujqësore, të cilat e disponojne aktin e marrjes së tokës në përdorim, por këtë akt e kanë përfituar pas datës 31.12.1993. Për këto të fundit toka do të mbetet në përdorim.

Drafti propozon, gjithashtu, zgjatjen e afatit të përfundimit të procesit të plotësimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore, për territoret e ish-ndërmarrjeve bujqësore, nga data 31 dhjetor 2018, i parashikuar me ligjin 102/2017, në 30 qershor 2019.

 

Përfituesit

Një projektligj tjetër, po me këtë temë, synon të rregullojë mangësi të tjera, që përmban legjislacioni. Kështu, propozohet riformulimi me qëllim saktësimin e përkufizimit të “përdoruesit faktik të tokës bujqësore”, duke përfshirë në këtë kategori të gjithë individët ose familjet bujqësore, që kanë qenë banorë të njësisë vendore në datën 1 gusht 1991, por të cilët, për arsye nga më të ndryshmet, nuk janë pajisur me aktin e marrjes në përdorim, ose në pronësi, të tokës.

Po kështu, sipas draftit, duhet të pajisen me aktin e marrjes në pronësi të tokës të gjithë përdoruesit e tokës bujqësore në fshatrat e ish-kooperativave bujqësore, të cilët disponojnë tokë bujqësore në përdorim dhe që u është ndarë tokë në përdorim nga 1.000 m2 deri 4.000 m2. Aktualisht, këto familje nuk mund ta përfitojnë tokën në pronësi.

 

Tabela

 

Çfarë ndryshon në procedurat e marrjes së tokës bujqësore në pronësi

 

Hiqet kufizimi që familjet bujqësore ose individët nuk duhet të kishin ndryshuar vendbanimin prej datës 1.10.1992

 

Familjet bujqësore, që kanë aktin e marrjes në përdorim, marrin tokën në pronësi, nëse nuk kanë përfituar tokë bujqësore në përdorim apo në pronësi në qendrat e tyre të mëparshme të banimit

 

Zgjatet afati i përfundimit të procesit të plotësimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore, për territoret e ish-ndërmarrjeve bujqësore, nga data 31 dhjetor 2018, në 30 qershor 2019

Marrin pronësi mbi tokën përdoruesit e tokës bujqësore në fshatrat e ish-kooperativave bujqësore, të cilët disponojnë tokë bujqësore të ndarë në përdorim nga 1.000 m2 - 4.000 m

Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi dje 29 vendime të lidhura me investime të ndryshme të institucioneve publike dhe me projekte të subjekteve private.

Ja më kryesoret prej tyre: Leje Ndërtimi për Bypass Tepelenë; pikë me interes religjioz dhe panoramik në SariSalltik (teleferik) dhe ndërtimi i stacioneve dhe objekte shërbimi; HEC-e “Borie Lure 1”, Dibër; “Tërfoja”, Kukës; Dobrenj-Tomorricë, Gramsh e Skrapar; Zall Xhuxhë, Mirditë; Shëngjon, Mirditë; Blaç, Mirditë; Sekë dhe Zais, Mat e Mirditë.

Veç këtyre janë dhënë leje për antenna të reja për kompanitë celulare, depozita të reja në Porto Romano për karburantet; shëtitore në plazhin Drymadhes, Himarë dhe resort turistik “Coast to Coast”, Gjilekë, Bashkia Himarë.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rama njoftoi se do e mbyllë, personazhet shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion

Rama njoftoi se do e mbyllë, personazhet shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion