Komisioni i Disiplinës pranë FSHF në vendimet e marra për ngjarjet e ndodhura në javën e 20-të të Superligës dhe kategorive të tjera ka marrë disa vendime. Ndërsa të tjera spikat vendimi për dënimin e ekipit të Skënderbeut me 300 mijë lekë të reja për hedhje të sendeve të forta në fushë.

Ngjarja ka ndodhur në ndeshjen që korcarët zhvilluan në stadiumin e tyre përballë ekipit të Teutës së Durrësit të vlefshme për javën e 20-të të kategorisë superiore. Një tjetër vendim i rëndësishëm që u mor nga Komisioni i Disiplinës lidhet me dënimin e fushës së ekipit të Kukësit, 'Zeqir Ymeri' për një ndeshje pa tifozë për shkak të naomalive që u krijuan në ndeshjen e fundit.

Më poshtë të janë gjitha vendimet e komisionit. Skënderbeu për sjellje jo korrekte të tifozerisë së saj në ndeshjen me Teutën dënohet me 300.000 lekë gjobë bazuar ne nenin 66.1 te KDS. Lojtari i Erzenit Erion Tuda për sjellje jo sportive ndaj zyrtareve te ndeshjes dënohet me 4 ndeshje pezullim. Lojtari i ekipit të Tiranës futsall, Shyqyri Bylyku per sjellje jo sportive dënohet me 4 ndeshje.

Kukësi për hedhje të sendeve te forta në fushën e lojës dënohet me zhvillimin e një ndeshje pa spektatore në stadiumin përkatës bazuar ne nenin 66.3/a te KDS. Ndërsa shqyrtimi i kërkesës së ekipit “Juban Danja “ shtyhet për mbledhjen tjetër të Komisionit të Disiplines pasi duhet të shqyrtohen rregulloret përkatëse.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 05.04.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)