Tiranë- Dallëndyshe Bici është shkarkuar nga posti i drejtoreshës së IKMT, vetëm 6 muaj pasi e mori këtë detyrë me vendim qeverie, më 31 korrik të këtij viti. Më herët ajo ishte liruar nga drejtimi i Kadastrës.
Burime për Report TV bëjnë me dije se në vend të saj do te shkojë Ajet Zyberi, i cili e ka mbajtur më herët këtë post. Vendimet janë marrë ditën e djeshme (19 Dhjetor), në mbledhjen e Qeverise, që u mbajt jashtë rendit të ditës, ndërsa pritet zbardhja e tyre.
Ndërkohë, edhe ish-deputeti i PS, Anduel Xhindi, nuk do të mbajë me postin e drejtorit të ‘Illyrian Guard’. Kjo e fundit shoqëri tregtare me kapital 100 % shtetëror për ofrimin e shërbimeve me pagesë, kundrejt subjekteve të treta, publike apo private, në fushën e rendit dhe të sigurisë publike.
Burime bëjnë me dije se disa ditë me parë, vendin e tij e ka zënë Enrik Banushi. Xhindi u emërua si drejtor i 'Illyrian Guard', në muajin Tetor të vitit 2023.
I Do ballukja per ne fier! E kuptoni ca vendi jemi, riciklojme mbetje imorale, hajdute dhe fshatare! Fillon fushata dhe i duhen nw roskkvec e ballsh per shperndarje makarunesh! Nejse kujdes se mos i mer spaku para emerimit!
Përgjigju