Vendimi/ Ari do shitet dhe blihet me urdhër nga Rama! Vasili: Vjedhje skandaloze

Vendimi/ Ari do shitet dhe blihet me urdhër nga Rama! Vasili: Vjedhje skandaloze

Ish-deputeti i LSI-së, Petrit Vasili ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, se po vijon që monopolizojë pushtetin në duart e tij, një nga argumentet që ka përdodur edhe opozita në protestat e njëpasnjëshme. Në një status të gjatë në rrjetet sociale, numri dy i LSI-së shkruan se Rama ia ka hequr të drejtën qeverisë që të blejë arin, duke ia kaluar këtë të drejtë kryeministrit, në rastin konkret Edi Rama.

Bëhet fjalë për një vendim që mban datën 20.06.2019, ku shkruhet se "lëvrimi dhe shitja e mallrave rezervë të grupit A (bëhet fjalë për Arin, argjendin, platinin) bëhet me urdhër të kryeministrit me propozim të ministrit.

Vasili ka ngritur disa pyetje, sipas së cilit përgjigjet e tyre të çojnë në një pikë: monopolizimin e pushtetit, teksa ka publikuar edhe disa dokumente.

Deklarata e plotë

Edi Rama i ka dhene  vetes ne menyre individuale te drejten, qe bleje vetem ai, me urdher te tij,arin e Shqiperise dhe jo qeveria sic ka qene e vendosur me Ligjin.Nr.9900 dt.10.04. 2008.

Parlamenti i Edi Rames ka votuar ndryshimin e nje pike te vetme ne ligjin e Rezervave Materiale te Shtetit,pikerisht nenin 10. Me kete ndryshim kryeministri ja ka hequr Qeverise te drejten qe te vendose, si deri me sot,per Mallrat e grupit A ku eshte ari pjese kryesore e  tyre dhe ka ligjeruar rrembimin ne grushtin e tij. Ne relacion skandaloz shpjegues te qeverise, qe shoqeroi ligjin thuhej se: kjo behej,qe keto blerje te kryheshin me shpejt,pra te mos vonoheshin nga mbledhjet e qeverise dhe se hierarkia e akteve te tjera e kerkonte. Ky mashtrim eshte sa bajat aq edhe provon qellimet e erreta personale te kryeministrit ne kete afere. Ka disa pyetje te pakapercyeshme,qe duan pergjigje.

1.Perse kete vendimarrje shume te rendesishme te qeverise ai e rremben ne grushtin e tij?
2.Perse genjen me shkakun gjoja per te bere blerjet me shpejt,kur dihet boterisht qe kryeministri e mbledh sa here te doje qeverine,bile ky yni ngarkon edhe zv.kryeministrat te cilet e kane bere dhe e bejne me dhjetra here?
3.Perse genjejne me hierarqine e akteve,kur dihet, qe per shkakun se grupi A permbante mallra me peshe si ari dhe argjendi ky atribut duhet te ishte vetem i qeverise?
4.Ç'qellim i erret fshihet pas ketij veprimi juridikisht te pajustifikueshem e denueshem.
5.interesin e kujt cenonte diskutimi dhe vendimarrja e hapur ne mbledhjen e qeverise per keto mallra ku ben pjese edhe ari,argjendi?
6.Perse nuk ka asnje rast te pershkruar ne relacion se kur na qenka vonuar apo penguar nga qeveria praktika e blerjes se mallrave te grupit A qe i detyrokerka sot qe ti marre kryeministri ne grushtin e vet?
7.Perse nuk ka asnje ndryshim tjeter as ne Ligj dhe as ne VKM Nr.1128 date 5.08.2008 per grupet e tjera te mallrave, te cilat jane edhe ato pjese e Rezervave Materiale te Shtetit?
Kryeministri e ka rrembyer permes parlamentit kompetencen e Qeverise per blerjen e Malllrave te Grupit A pra arit ne menyre qe te vendose ai dhe vetem ai dhe me urdherin e tij per blerjen e arit.

Kryeministri e ka bere trashe,ne menyre brutale dhe pa asnje arsye bindese sepse arsyet e verteta jane te tjera... Eshte e qarte qe ky eshte nje ligj,qe vjen ere, por era behet shume me e rende sepse behet fjale per arin e Shqiperise. Meqenese prokuroria shqiptare dihet tashme boterisht qe eshte teresisht e kapur dhe ka mbyllur syte dhe vazhdon te mbylle syte, ne se pari po e denononcojme hapur e publikisht,qe te gjithe shqiptaret te hapin syte se ç'po ndodh me arin e tyre dhe me tej do ta denoncojme edhe ne te gjithe kancelerite perendimore dhe agjensite e specializuara per keto ceshtje te renda.

Mund te lexoni vete edhe dokumentet qe hedhin drite mbi kete afere te re te kryeministrit.

Dokumentet e publikuara nga Petrit Vasili

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lexusi: 14/07/2019 07:52

    Mendjen ne floriri e kane , s'jane ngopur akoma !

    Përgjigju
  • xreport: 13/07/2019 23:15

    pse mer bari delesh akoma ke flori pa shit e?

    Përgjigju
  • Vasili: 13/07/2019 20:28

    Pse ore Titi peltja paska lene Meta flori ne rezervat shteterore???!!!!

    Përgjigju
    • O tej: 14/07/2019 06:38

      Ka lene nje m... te madh per Vasilin

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave