TIRANË - Asnjë armë ose lëndë kimike nuk mund të sillet në Shqipëri. Qeveria ka miratuar një ligj të ri për “Menaxhimin e Kimikateve”, ku ndalohet importi dhe eksporti i armëve kimike. Madje ligji i ri ndalon edhe testimin e lëndëve kimike tek majmunët apo kafshët e tjera. Sipas qeverisë kush do të shkelë rregullat për përdorimin e kimikatave do të gjobitet me nga 300 mijë deri në 10 milionë lekë. Ligji i ri që ka hyrë tashmë në fuqi, sipas qeverisë ka për qëllim mbrojtjen e shëndetit të njeriut dhe mjedisit.
Mbrojtja
“Ky ligj ka për objekt: Përcaktimin e detyrimeve ndaj prodhuesve, importuesve dhe përdoruesve për të klasifikuar kimikatet që vendosin në treg dhe për të siguruar Dokumentin me të Dhënat e Sigurisë për Kimikatet. Përcaktimin e detyrimeve ndaj të gjithë furnizuesve për etiketimin dhe paketimin e kimikateve. Përcaktimin e detyrimeve ndaj eksportuesve dhe importuesve të kimikateve, që janë subjekt i dispozitave të dhënies së pëlqimit paraprak të importit dhe njoftimit të eksportit.
Rregullimin e prodhimit, vendosjes në treg, përdorimit dhe eksportit të kimikateve të rrezikshme. Përcaktimin e detyrimeve e të procedurave për krijimin dhe mirëmbajtjen e regjistrit të kimikateve që vendosen në tregun e brendshëm ose që prodhohen për t’u eksportuar jashtë Republikës së Shqipërisë”, - thuhet në nenin 2 të ligjit për menaxhimin e kimikateve.
/Shqiptarja.com