Ish-anëtari i bandës së Durrësit, që më pas u kthye në rival, Endrit Dokle nga burgu përjetë fitoi lirinë, ndërsa do të jetë 5 vite në shërbim prove. Gjykata njofton se pranoi kërkesën e Dokles duke e liruar, por me kusht në provë. Endrit Dokle që gjatë kohës së provës nuk duhet të shoqërohet me persona të dënuar apo bashkëpunëtorë të veprës penale. Gjithashtu nuk duhet të mbajë armë dhe duhet të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës.
"Gjykata e Shkallës së Parë Krujë me vendimin nr. 6/123 datë 14.01.2020 vendosi : “Pranimin e kërkesës së kërkuesit Endrit Dokle. Lirimin me kusht të kërkuesit Endrit Dokle, i biri i Mensurit dhe i Rahimes datëlindja 31.12.1983, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë, duke e vënë në provë për një periudhë prej 5 (pesë) vjetësh.
Në zbatim të nenit 60 pika 9 të Kodit Penal detyrohet Endrit Dokle që gjatë kohës së provës të mos shoqërohet me persona të caktuar kryesisht me të dënuar apo bashkëpunëtorë të veprës penale. Në zbatim të nenit 60 pika 10 e Kodit Penal detyrohet kërkuesi Endrit Dokle që gjatë periudhës së provës të mos zotërojë, mbajë apo përdorë armë. Urdhërohet kërkuesi Endrit Dokle të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës”" deklaron gjykata.
Por cili ishte qëndrimi i prokrurosië? Organi i akuzës ka kundërshtuar lirimin me arsyetimin se nuk plotësohen kushtet. Gjithashtu prokuroria ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha me arsyetimin se i njëjti trup gjykues ka dhënë vendime në favor të kërkuesit, referuar ndryshimit të vendit të vuajtjes së dënimit, por kërkesa nuk u pranua nga gjykata. Megjithatë prokuroria thotë se do ta ankimojë vendimin e lirimit nga burgu të Dokles.
"Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë ka qenë pjesmarrëse në këtë proçes dhe ka mbajtur qëndrimin e plotë për rrëzimin e kërkesës, me arsyetimin se jo vetëm se nuk plotësohen kushtet ligjore të parashikuara nga neni 64 i Kodit Penal, por edhe se nuk ekzistojnë të provuara arsyet e veçanta që kërkon norma.
Gjithashtu prokuroria ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares së çëshjtes me arsyetimin se i njëjti trup gjykues ka dhënë vendime në favor të kërkuesit, kërkesë e cila nuk është pranuar nga gjykata. Të gjitha kundërshtimet në lidhje me shkeljet proçedurale si dhe zbatim të gabuar të ligjit Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë do ti parashtrojë në ankim brenda afatit ligjor" deklaron prokuroria.
NUK EKZISTON ASNJE VENDE TE BOTES QE NJE ME BURGE TE PERJETSHEM TE DALE ME KONDICIONE, masimo deve prender 25 vjet dhe te thoshte faliminderit.ME VJEN SHUME KEQ PER TE GJITHE SHQIPTARET E NDERSHEM QE NGELEN NE KETE VENDE TE QELBURE NGA KRIMINALITA.ikni o shqiptare dhe lini vetem politikantet , prekuroret dhe gjykaesi, ti bejne gjyqe njeri tjetrit.HAAAAAAA
PërgjigjuEndrit Dokle natyrisht ka bere vepra penale dhe ka kryer denimin por gjyjata e larte ndersa liroj te gjithe antaret e tjere te grupit ndaj tij mbajti qendrim te paligjshem te ndikuar politikisht duke i kthyer parimin e barazise ndaj ligjit diskrimin per Endritn madje duke fabrikuar dhe akuza pa prova per ta mbajtur me burg per arsye hakmarrjes politike per arsye ..... megjithate dihet qe ne Shqiperi krimi ordiner eshte goditur rende burgjet jane plote te tejmbushur, ata qe krijojne problemet dhe kane lene popullin te varfer dhe ne kaos jane politikanet le te shikojme Cfare SPAKU do te beje
Prandaj Po boshatiset vendi. Eshte në duart e bajgave!
PërgjigjuKa lezet mo pse te rrije brenda kur Lul Berisha eshte jashte . Futja kot edhe xani te dale dhe ne te gjithe do ikim jashte ska siguri fare
PërgjigjuPo edhe Zani Çaushi duhet te dali prej burgu,po po te dali edhe ky pse jo,me prove per 5 vite.
PërgjigjuHajde drejtsi hajde lironi dhe xani çaushin tani fukarjnte kalbni ne burge
Përgjigjukete vend duhet ta deejtoje bota
Përgjigju