TIRANE- Kur në farmaci gjendet duke shërbyer një person jo farmacist ose nuk është anëtar i Urdhërit, atëherë hiqet leja e ushtrimit të profesionit. Ky është vendimi i Këshillit Kombëtar të Urdhërit të Farmacistëve ku u miratuan një sërë ndryshimesh për farmacistët anëtar . “Në rast se gjendet një person tjetër në farmaci ose nuk është anëtar i Urdhërit të Farmacistëve, bëhet pezullim i lejes së ushtrimit të profesionit për 3 vjet.

Në rastin kur subjekti farmaceutik ushtron aktivitetin pa patur të punësuar një drejtues teknik farmacistit të punësuar i pezullohet licenca deri në pajisjen të farmacisë me drejtues teknik”, - janë disa nga vendimet që ka marrë UFSH. “Anëtarësimi në Urdhërin e Farmacistëve pushon së qëni: Me vdekjen e anëtarit. Kur anëtarit i hiqet e drejta e ushtrimit të profesionit me vendim disiplinor të formës së prerë nga organet e Urdhrit apo Gjykatës.