TIRANE - Pas miratimit, në një nga mbledhjet e mëparshme të Këshillit të Ministrave, të hartës së re të vlerës së pronës, sipas llojit të pasurisë së paluajtshme, për secilin qark të Republikës së Shqipërisë, këto vlera kanë hyrë në fuqi, duke qenë se afati për këtë ishte publikimi në Fletoren Zyrtare, që ndodhi dje. Vlerat në këtë hartë janë përcaktuar për çdo bashki e komunë të Republikës dhe janë shoqëruar me harta që i janë bashkëlidhur vendimit të Këshillit të Ministrave, duke qenë pjesë përbërëse e tij.

Këto vlera do të përdoren në të gjitha rastet e shitjeve apo blerjeve, si çmime referencë, në bazë të të cilave do të taksohet shitësi me 10 për qind mbi fitimin e realizuar. Vihet re se nga harta e kaluar ka rritje të vlerave për të gjitha zonat gjeografike e vendit, në bashki e komuna.


PDF Harta e vleres se tokes ne Fletoren Zyrtare