Vendimi i CAS, politika shqiptare
njëzëri: Më në fund foli drejtësia

Vendimi i CAS, politika shqiptare<br />njëzëri: Më në fund foli drejtësia
TIRANE - Vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Lozane për t’i dhënë Shqipërisë fitoren në tavolinë me rezultatin 3-0 për ndeshjen e zhvilluar në Beograd kundër Serbisë është përshëndetur edhe nga drejtuesit e klasës politike në vend.

Kryeministri Edi Rama ishte i pari që përmes rrjetit social Facebook komentoi këtë vendim duke e quajtur një vendim të drejtë të gjykatës ndërkombëtare. Kreu i Kuvendit Ilir Meta, programoi një dalje për mediat pak minuta pas daljes së vendimit, të cilin gjatë fjalës së tij e quajti si një lehtësim pas dhimbjes së padrejtësisë. Edhe kreu i ri i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përmes faqes së tij në Facebook uroi kombëtaren shqiptare, po ashtu edhe kryedemokrati Lulzim Basha, ndërsa nuk ka ngurruar as përshëndetja e ish-kryeministrit Sali. 

Sakaq ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, përmes një lidhje telefonike me televizionin A1 Report tha se kombëtares shqiptare nuk do t;i mungojë suporti i qeverisë në rrugëtimin e saj.

Falë këtij vendimi kombëtarja shqiptare rrit pretendimet për pjesëmarrjen e saj në kampionatin Evropian që po zhvillohet në Francë.

Ora 12:45 Meta: Vendimi na lehtësoi nga dhimbja e padrejtësisë
Vendimi na lehtësoi nga dhimbja e padrejtësisë-kështu ka nisur reagimi i kryeparlamentari Meta lidhur me vendimin e sotëm të CAS-it që i dha fitoren me 3 pikë Shqipërisë 

Në daljen e tij për mediat uroi kombëtaren, lojtarët dhe trajnerin DeBiasi për fitoren ndaj Serbisë.

Padyshim që ky vendim na jep një gëzim të jashtëzakonshme. Na lehtëson nga dhimbja që shkakton padrejtësia politika dhe urrejtja kur ndërhyjnë në fushën e lojës ashtu siç ndodhi në Beograd. Me shumë qetësi shumë këmbgulje mos e humbni asnjëherë besimin tek drejtësia”-tha Meta

Ora 12: 30 Tahiri: Fitore 3-fish…edhe për Serbinë
Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri e ka quajtur fitore të trefishtë për kombëtaren tonë, vendimin e CAS-it. Fitorja e parë është për ekipin kuqezi, fitorja e dytë sipas Tahirit, - është ajo ndaj padrejtësisë, dhe së treti, -shton ministri, - edhe serbët dolën të fituar. Me këtë ministri Tahiri, edhe pse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë nënkupton se ky vendim shërben si një mësim edhe për Serbinë, veçanërisht tifozëve për të mos u treguar më racist dhe të dhunshëm.
 
“Fitore 3fish, per futbollin, per kombetaren tone, fitore ndaj padrejtesise se deritanishme. Fitoi edhe skuadra Serbe, sigurisht. Fituam te gjithe. #‎forcakombetarja ‪#‎forcacuna “, shkruan ministri në rrjetin social Facebook.

Ora 12:00 Berisha: Triumf i drejtësisë ndërkombëtare
Triumf të drejtësisë ndërkombëtare e ka quajtur ish-kryeministri Berisha vendimin e CAS. Në një postim në rrjetin social Facebook, Berisha shkruan se me këtë vendim u vendos drejtësia për ekipin tonë kombëtare të cilët u bënë pre e albanofobisë, thotë deputeti demokrat, - në stadiumin e Beogradit.

"Një fitore për t'u përshëndetur, triumf i drejtësisë ndërkombëtare! Të dashur miq, Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit Sportiv bëri drejtësinë, i dha tre pikët ekipit tonë kombëtar për ndeshjen e ndërprerë nga albanofobia në stadiumin e Beogradit. Ky është një vendim i madh për të drejtën, ekipin tonë kombëtar dhe të gjithë shqiptarët. Urimeee!!! sb"
 
sali berisha

Ora 11:40
 Veliaj: Më në fund drejtës, 3 pikë për ëndrrën Euro 2016
Edhe kryebashkiaku i ri i Tiranës Erion Veliaj nuk ka mundur t’i rezitojë pa një koment vendimit të CAS në favor të Shqipërisë për ndeshjen me Serbinë.
 
“Më në fund, drejtësi për Kombëtaren Kuqezi! 3 pikë për ëndrrën‪#‎Euro2016‪#‎ForcaShqiperia”, - shkruan Veliaj në rrjetin social Facebook. 

kombetare


Ora 11:35 Nikolla: Shqiptarët nuk u zhytën në urrejtje, Drejtësia u vendos!

Ministria e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla ka dashur të evidentojë durimin e shqiptarëve për të pritur drejtësinë në vendimin e CAS.
 
Sipas saj, nga mbrëmja e tetorit kur ndeshja Serbi-Shqipëri u ndërpre pas thirrjeve raciste në kor kundër kuqezinjve, shqiptarët nuk ranë në dëshpërim e urrejtje.

Urime të gjithëve se është një ditë e lumtur sot. Të gjithë bashkë, çdo shqiptar ka lobuar fort për mbrëmjen e 15 tetorit, duke besuar fort në drejtësi, në vlerat e të vërtetës që sporti promovon. Çdo shqiptar nuk u zhyt në urrejtje, por besoi fort te drejtësia evropiane e cila sot dha verdiktin për Shqipërinë.  Unë besoj fort te djemtë e kombëtare, te trajneri i kombëtares, besoj se do na bëjnë krenar me lojën e tyre, kanë treguar çdo ditë e më shumë që kombëtarja shqiptare do të eci përpara me renditjen”, u shpreh ministrja Nikolla për A1 Report. 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Klinika 24/ Neurokirurgu: Mjekësia është e vështirë, por që të jep shumë sadisfaksion

Klinika 24/ Neurokirurgu: Mjekësia është e vështirë, por që të jep shumë sadisfaksion