Edhe PD e Bashës rrezikon të mos regjistrohet në zgjedhje! Bardhi pas vendimit të Celibashit: KQZ, deklaratë politike, s’do ketë asnjë plotësim dokumentesh

Edhe PD e Bashës rrezikon të mos regjistrohet në zgjedhje! Bardhi pas vendimit të Celibashit: KQZ, deklaratë politike, s’do ketë asnjë plotësim dokumentesh

Gazment Bardhi dhe Ilirjan Celibashi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kundërshtuar vendimin e Ilirjan Celibashit për plotësim dokumentesh nga ana e PD, pasi sipas tij janë të gjitha të dorëzuara.

“PD ka dorëzuar dokumentacionin e plotë ligjor për regjistrim. Deklaratat e sotme politike të KQZ nuk kanë asnjë lidhje me ligjin, por janë formalizim i një vullneti politik ekstraligjor. Nuk do të ketë asnjë plotësim dokumentacioni sa kohë ai është dorëzuar i plotë”, ka shkruar Bardhi.

Kujtojmë se Celibashi e ka thënë hapur se nuk do ta regjistrojë Partinë Demokratike nëse nuk ka plotësim dokumentesh nga e e Lulzim Bashës, për të cilin tha se figuron ende kryetar në Gjykatën e Tiranës. Pra, edhe Partia Demokratike e Lulzim Bashës rrezikon mos regjistrimin. Celibashi tha se deklarata solemne me firmën e Lulzim Bashës dhe jo të një të personi të deleguar prej është dokument kyç për regjistrim dhe nuk mund të pranohet ai që është dorëzuar tashmë me firmën e Enkelejd Alibeajt.   

"Kodi e thotë qartë se deklarata e kryetarit të partisë nuk është kompetencë por përgjegjësi, dhe si përgjegjësi ajo nuk mund të delegohet. Kjo është përgjegjësi tërësisht personale. Pra, nuk është kompetencë por përgjegjësi’- tha prerë Celibashi.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rrëzoi kërkesën e Sali Berishës dhe PD-në e Lulzim Bashës për zgjedhjet e 14 majit. Megjithatë, kryekomisioneri Celibashi shtyu dhe regjistrimin e PD-së zyrtare duke i lënë 48 orë afat që deklaratën e angazhimit politik për zgjedhjet, ta firmosë Basha, dhe jo i deleguari i tij Enkelejd Alibeaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:31
Berisha s’regjistrohet në 14 maj nën siglën e PD, Bylykbashi: KQZ si makinë kohe dhe realiteti virtual

1677753894_bylycns.JPG

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi ka reaguar pas mbledhjes së sotme të KQZ-së mbi vulën e PD-së. Vendimin e sotëm, ku Sali Berisha nuk regjistrohen nën siglën e PD në 14 maj, Bylykbashi tha se e gjitha po bëhet në dëm të opozitës.

“KQZ si makinë kohe dhe realiteti virtual

Në vitin 2001, si në këtë kohë të vitit, Partia Socialiste hodhi në veprim skemën e kandidatëve të pavarur falso për zgjedhjet e 24 qershorit 2001.

Çfarë do të thotë: në KQZ u regjistruan si kandidatë “të pavarur” ministra, zëvendësministra e zyrtarë të lartë të PS.

Qëllimi ishte që PS të anashkalonte me mashtrim sistemin zgjedhor dhe të përfitonte matematikisht më shumë mandate sesa i takonin me Kushtetutë dhe Kod Zgjedhor.

PS iu drejtua një ambasadori i cili u shpreh: “Nëse nuk e ndalon ligji, është e ligjshme”. Pas kësaj drite jeshile, PS i kërkoi KQZ-së me 7 anëtarë të dominuar 5 me 2 nga PS dhe ku nuk kishte asnjë përfaqësues të PD, të regjistronte 19 zyrtarë të lartë të PS si “të pavarur” falso.

KQZ e drejtuar asokohe nga Celibashi, nën trysni, miratoi një akt që lejonte një parti të regjistronte “deri në 20 kandidatë të pavarur”. Një absurditet! Për më tepër ishte një akt pa asnjë bazë ligjore, por që kishte efekt shkatërrues mbi zgjedhjet.

Opozita kërcënoi asokohe me bojkot. Në Tiranë erdhi kreu i ODIHR, ambasador Gerard Stoudman, i cili, në prani të ambasadorit që kishte dhënë dritën jeshile, bëri deklaratën epike:

“Kandidatët e pavarur janë si gratë. Gratë ose janë realisht shtatzëna, ose nuk janë. Edhe kandidatët e pavarur ose janë vërtet të tillë ose nuk janë!”

Mes të qeshurave në oborrin e OSBE ku bëhej konferenca, binte në sy kokulur e i nxirë në fytyrë ambasadori. Shprehja e famshme e Stoudman i “vrau” kandidatët e pavarur.

KQZ vrapoi të anulonte aktin e parë dhe të “hapte sytë” e të shihte realitetin politik. Nxori një akt të ri që edhe pse kandidatët në fletën e votimit do të shfaqeshin “të pavarur”, do t’ua llogariste partive përkatëse, nisur nga realiteti.

Sërish udhëzimi ishte pa asnjë bazë ligjore, por njohu realitetin dhe eliminoi atë krizë të bazuar në falsitet juridik që synonte t’i jepte pa të drejtë PS mandate shtesë në kurriz të opozitës.

Ja ku jemi sërish 22 vite më pas, në një histori me fantazma juridike, presion pushteti, ambasada, padrejtësi mbi opozitën, ku falsiteti sërish pranohet nga KQZ në injorim të realitetit politik e juridik, në dem të opozitës”, shkruan Bylykbashi.

 

Ora 12:40
Paloka: Celibashi kërkon ta poshtërojë Lulzim Bashën deri në fund, është pervers si Rama

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Berishës, Edi Paloka e ka konsideruar pervers vendimin e Ilirjan Celibashit, i cili njohu si kryetar të PD-së Lulzim Bashën. Paloka thekson se sot Celibashi u soll si Rama, jo pse njohu Bashën si kryetar, po se me një dëshirë perverse po kërkon ta poshtërojë deri në fund.

“Sot Celibashi u soll si Rama… jo pse “njohu” L.B si kryetar, po se me një dëshire perverse, po kërkon ta poshtërojë deri në fund. Rama, si pervers që është, ka gjithmonë dëshirë që ata që ka blerë apo i mban peng në çfarëdolloj mënyre, t’i poshtërojë publikisht. Këtë beri sot dhe Celibashi; i kërkoi L.B së dorëhequr prej një viti që të firmosë si kryetar partie. Për t’i shpëtuar ketij poshtërimi (jo se poshtërimin e ka problem), L.B arriti edhe të falsifikojë një palo “autorizim”, të cilit i vuri një datë përpara ditës që ai kishte shpallur dorëheqjen. Po pikërisht këtë nuk ia lejoi Celibashi dhe i kërkoi që të vetëposhtërohet deri në fund.

Që L.B do firmosë, nuk ka njeri dyshime, se kur je peng, kështu të ndodh, nuk të lënë as të ikësh pa iu shërbyer deri në fund. Kështu që sic do thoshte pengmarrësi i tij në këtë rast: “L.B do firmosi “si Çeço” se ashtu i duhet Ramës”. Sa për faktin që vazhdon të shkelet ligji, procedurat, afatet ligjore, e më e rëndësishmja dhe Kushtetuta, për këtë nuk pyet më njeri në guvernën e përbashkët Rama-Kim-McGonigal”, ka shkruar Paloka.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Karabush Fatkar Gazi Çafaj: 09/03/2023 17:04

    O Gazmend ziu lëri llafet e mos bëj si burri madh në një koh që je mi halesh e mi kanalesh. Po bashkoju Saliut e bëni partin demokratike që jetën ta vazhdoj. Mos luaj rolin e debilit o Gazmend Ziu.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!

Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!