Vendimi i dyshimtë/ Vodhi 7 mijë litra naftë në TAP, gjykata liron organizatorin

Vendimi i dyshimtë/ Vodhi 7 mijë litra naftë në TAP, gjykata liron organizatorin

Foto ilustruese

Pronari i një hoteli në Berat, ka arritur të vjedhë një sasi rekord nafte nga depozitat e kompanive ndërtuese të projektit TAP në Skrapar,por megjithëse u arrestua nga policia e këtij qyteti ai është liruar nga gjykata. Artur Guri, që njihet si tregtar në Berat, është arrestuar së bashku me dy persona të tjerë nga blutë e policisë së Beratit për vjedhjen e 7080 litra nafte e cila me çmimin e tregut për litër, kap shifrën e mbi 13 milion lekëve të vjetra.

Guri ka qënë personi kryesor që ka organizuar vjedhjen  ndërsa dy të arrestuarit e tjerë Hyda Vila dhe Enrico Lalo kanë qënë puntorët e tij, që ndanin naftën e vjedhur me bidona tek blerësit e thjeshtë. Por ndryshe nga dy bidonaxhinjtë që vijojnë të qëndrojnë në burg, çuditërisht gjykata e Beratit ka vendosur të zbusë masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”, për Gurin. Shkak i ndryshimit të gjëndjes së tij ka qënë argument i avokatëve se Guri vuan nga sëmundjet e zemrës dhe i nevojitet një aparaturë oksigjeni, apapraturë kjo e cila nuk disponohet nga administrate e burgut ku ai ishte izoluar.

Qokat e gjyqtarëve për vjedhësin e naftës
Artur Guri është arrestuar nga policia së bashku me dy persona të tjerë në datën 17 tetor 2018. Fillimisht ndaj tij është vendosur masa e sigurisë “arrest në burg”, njësoj si dy bashkëpuntorët e tij, Vila dhe Lalo, vendim ky që është marë nga gjyqtarja Adelajda Gjuzi. Por nuk kanë kaluar shumë ditë nga dhënia e këtij vendimi që linte në burg Gurin, në datën 8 nëntor 2018 një gjyqëtare tjetër në Berat, Rudina Palloj, e cila nuk ishte gjyqtare e seancës paraprake, ka vendosur të lirojë nga burgu organizatorin kryesor të vjedhjes së 7080 litra naftë nga kompanitë e ndërtimit të gazsjellësit TAP.

Hyrja e gjyqtares Rudina Palloj në këtë proces, duke shmangur gjyqtaren Gjuzi, e cila kishte vendosur në seancë paraprake lënien në burg të Gurit, është kryer procedurialisht në kundërshtim me ligjin. Kjo pasi nga sa mësohet, Adelajda Gjuzi, ditën e paraqitjes së kërkesës për zëvendësimin e masës së sigurisë, në datën 5 nëntor ka marë pesë ditë raport dhe nuk është paraqitur në punë. Afati ligjor për shqyrtimin e kësaj kërkese është 5 ditor, e cila përkon dhe me ditën e kthimit në punë të gjyqtares Adelajda Gjuzi, e cila duhet të shqyrtonte dhe kërkesën e të arrestuarit Guri për ndryshimin ose jo të masës së sigurisë.

Ndërhyrja e titullarit
Mirëpo pa pritur kthimin e gjyqtares së seancës paraprake, e cila kishte vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Gurin, kryetari i Gjykatës së Beratit urdhëron që kërkesën e këtij të arrestuari, ta zhvillojë gjyqtarja Rudina Palloj. Kjo e fundit e ka shqyrtuar dosjen vetëm dy ditë pasi ishte depozituar në sekretari dhe në datën 8 nëntor 2018 ka vendosur të lirojë nga burgu Artur Gurin dhe të caktojë ndaj tij masën e sigurisë arrest në shtëpi.

Njëherësh kjo gjyqtare në fund të vendimit urdhëron policisë e Beratit që ta lejojë të arrestuarin të shkojë në ambjentet e qëndrave shëndetësore për të marrë mjekim dhe vizituar. Lirimi i organizatorit të vjedhjes së naftës me vlerë mbi 13 milion lekë, nuk ka ndodhur për mungesë të provave por pasi gjyqtarja Rudina Palloj mori të mirëqënë alibinë e avokatëve mbrojtës se Artur Guri, vuan nga zema dhe qëndrimi i tij në burg, i rrezikon jetën. Ky vendim është apeluar në gjykatën e Apelit Vlorë dhe pritet që në ditët në vijim të shqyrtohet në apel kërkesa e prokurorisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 24/11/2018 11:10

    Ne Shqiperi rron dhe mbreteron padrejtesua . Kulmi korrupsionit shteteror , ku keta palo gjygjtar qe paguhennga taksat tona e jane kthyer drejtesine ne bisnes privat . Ministria Gjonaj te padis penalisht, dhe jo per mase disiplinore kryetarin e dhe gjykatesen qe mori kete vendim . Ne rast se eshte i semure ,te mos vjedh ose te shoqerohet ne spitalin e burgut . Krim per kete palo drejtesi qe kemi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren