Vendimi i fundit i Agim Kajmakut para se t’i hiqej mandati, shkarkoi dy nënkryetarët demokratë të Bashkisë Vorë

Vendimi i fundit i Agim Kajmakut para se t’i hiqej mandati, shkarkoi dy nënkryetarët demokratë të Bashkisë Vorë

Agim Kajmaku

Para se Agim Kajmakut, KQZ-ja t’i hiqte mandatin, ka shkarkuar dy nënkryetarët e Bashkisë së Vorës, bashki që ai e drejtojë për shumë pak kohë. Burime nga Bashkia e Vorës konfirmuan për Report TV, se Kajmaku ka shkarkuar Laureta Omerin, si dhe nënkryetarin tjetër, Hekuran Brahimajn.

Me 1 nëntor, KQZ i hoqi mandatin kryebashkiakut të Vorës, pas kërkesë së Prokurorisë së Përgjithshme, se ai ka shkelur ligjin e Dekriminalizimit, sepse nuk ka pasqyruar arrestimin dhe e më pas hetimin e tij në shtetin grek.

Dy nënkryetarët ishin në këtë detyrë që kur Bashkia e Vorës drejtohej nga ish-kryetari Fiqir Ismaili, që i përkiste Partisë Demokratike.

Nga përgjigjja që Interpol Greqia dhe Interpol Tirana i dërguan Prokurorisë së Përgjithshme, u vërtetua se gjurmët e gishtërinjve të Agim Kajmakut janë të njëjta me Jorgo Toton, i cili është arrestuar në Greqi dhe këtë arrestim nuk e ka deklaruar kur ai kandidoi për zgjedhjet e 30 qershorit nën siglën e PS-së. Agim Kajmaku është kryebashkiaku i dytë që nuk e gëzoi mandatin e marrë në zgjedhjet e 30 qershorit.

Prokuroria e Përgjithshme ka nisur hetimet ndaj Agim Kajmakut, në bazë të ligjit të dekriminalizimit.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ALBKONTROLL: 08/11/2019 09:47

    Sa mire ja ka bere, mbasi e kuptoj qe shtriga Belind e perdori mire e mire dhe i mori mjaftueshem para ja u futi ne fund. Clidhje ka ish shefja e kabinetit te albkontrollit kryetare bashkie ne Vore. Laureta Omeri kryetare ne Vore ky eshte kulmi . Fundi po vjen tik tak.

    Përgjigju
    • Aviacioni Civil: 08/11/2019 12:16

      Dhe ky gomari qe kemi ketu njesoj eshte

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025