"Kanë disa njerëz që kanë vendime gjyqësore jua kam thënë edhe një herë edhe në dy raportimet e tuaja të mëparshme në këtë komision, për fat të keq unë nuk kam marrë asnjëherë një përgjigje që prisja nga ju, që më keni premtuar që do ma sillnit atë përgjigje. Por sa vendime gjyqësore janë të pa ekzekutuara?! Në ç'vite shtrihen?! Për cilat motive janë larguar?!"- tha Xhafa
Harito ka sqaruar se nuk ka një mekanizëm të përqendruar që të merret me zbatimin e vendimeve të gjykatave.
"Me mënyrën abuzive se si janë hequr nga puna të cilat kanë përfunduar në vendimet gjyqësore të formës së prerë dhe me një faturë për shtetin që për vitin e ardhshëm nëse nuk gabohem është 20milion dollarë me ata që ju paguhet rroga për vitin që vjen, pra fatura për shtetin ka qenë e jashtëzakonshme për pjesën e shërbimit civil ashtu siç ishte për ligjin e vjetër. Rreth 90 vendime gjyqësore nga të cilat 32 janë zbatuar deri më sot . ajo që dua të bëj të qartë për të gjithë që na dëgjojnë është që këto vendime gjyqësore sot zbatohen nga institucionet jo në mënyrë të përqendruar pra sot nuk kemi një mekanizëm që rregullon në mënyrë të përqendruar çështjen e ekzekutimit të vendimeve gjyqësore."-u shpreh Harito.
Deputetët kanë ngritur shqetësimin po ashtu se kriteret e forta të rekrutimit në administratë po lënë jashtë administrate të rinjtë.
“Jam dakord që të ketë kritere të forta por mendoj që edhe procesi i rekrutimit nuk duhet të jetë i tillë që të krijojë presion mbi kandidatet në mënyrë të tillë që të duket sikur po japin një shkollë të dytë.”- tha Fatmir Xhafa.
“Çështja është në nivelin katastrofik ku është katandisur arsimi, këtu është çështja, dhe nuk mundemi ne të ulim standardet në maksimum sepse pastaj këto njerëz duhet të na bëjnë punët që kemi ne administratë, ky është shqetësimi që kemi të gjithë bashkë. Sigurisht kemi një periudhë transitore që të gjithë do e vuajmë përderisa të fillojë të kuptohet që këto standarde që janë transparente dhe të barabarta:”- shtoi Harito.
Komisioni i Ligjeve miratoi në parim dhe më pas një pjesë të neneve Projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” si Projektligjin “Për një shtesë në ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” që lë jashtë shërbimit civil Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare pasi FMN kish kërkuar një gjë të tillë për të përforcuar sa më shumë këtë institucion.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)