Vendimi i Gjykatës për Elvis Roshin, PD: Provë se Arta Marku është në shërbim të Ramës

Vendimi i Gjykatës për Elvis Roshin, PD: Provë se Arta Marku është në shërbim të Ramës

Selia e PD

"Vendimi i sotëm i prokurorisë dhe gjykatës për të lënë jashtë burgut mikun e Edi Ramës, ish-kryebashkiakun e Kavajës Elvis Rroshi, i shkarkuar si pasojë e ligjit të dekriminalizimit, është një provë e qartë se Edi Rama nuk e ka seriozisht procesin e dekriminalizimit dhe po tallet me atë proces jetik për vendin". Kështu thuhet në një deklaratë të shpërndarë për mediat nga zyra e shtypit e Partisë Demokratike, pas vendimit të Gjykatës së Tiranës që dënoi Elvis Roshin me 60 orë punë në komunitet, pasi fshehu në formularin e dekriminalizimit dënimin në Itali. 

Sipas selisë blu, Roshi i shpëtoi burgut njësoj si miku tjetër i Edi Ramës, deputeti Tom Doshi. PD thekson se vendimi për ish-kryebashkiakun e Kavajës është një tjetër provë që tregon se Arta Marku është në shërbim të Edi Ramës. 

Vendimi i sotëm i prokurorisë është një tjetër provë se Arta Marku është në shërbim të Edi Ramës, për të shpëtuar nga burgu të gjithë anëtarët e bandës së tij kriminale, me të cilët erdhi në pushtet dhe po mban pushtetin. 

Reagimi i PD


Reagimi i plotë i PD: 

Sot shqiptarët panë se kur ke mik Edi Ramën dhe drejtësinë nën kontroll, i shpëton burgut dhe bën vetëm 60 orë punë për komunitetin. Njësoj shpëtoi nga burgu edhe deputeti tjetër mik i Edi Ramës,  Tom Doshi. Partia Demokratike që në fillim ka bërë të qartë se emërimi antikushtetues i Prokurores Private Politike Arta Marku nga Edi Rama u bë për të shpëtuar nga burgu atë, ministrat e tij të korruptuar dhe kryebashkiakët e tij të lidhur me krimin e organizuar.

Arta Marku, njësoj si Edi Rama, konstatoi në pretencën e prokurorisë se Elvis Rroshi është një qytetar i nderuar dhe pa rrezikshmëri shoqërore. 

Prandaj i kërkon gjykatës që ta falë dhe të mos e cojë në burg. Elvis Rroshi është i dënuar në Itali për veprën e rëndë penale “përdhunim në grup”, si dhe ka disa procedime penale në Gjermani, Zvicër e Itali për trafik droge.

Vendimi i sotëm i prokurorisë është një tjetër provë se Arta Marku është në shërbim të Edi Ramës, për të shpëtuar nga burgu të gjithë anëtarët e bandës së tij kriminale, me të cilët erdhi në pushtet dhe po mban pushtetin. 

Vendimi i sotëm i organeve të drejtësisë është një tjetër provë që Reforma në Drejtësi u përdor nga Edi Rama për të kapur politikisht sistemin gjyqësor, për hallin e tij personal dhe për hallet e bandës së tij kriminale.

Sa kohë Edi Rama të jetë në pushtet, rrjeta e drejtësisë nuk do i kap “peshqit e mëdhenjë”, por ato do të dalin nga rrjeta dita ditës. Partia Demokratike garanton opinionin publik se dita e shkëputjes së lidhjeve të Qeverisë me krimin e organizuar 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tini: 14/07/2018 06:38

    PD eshte mesuar qe vendimet gjyqesire i ipte Shqupi . Eshte vendim i pamvarur i gjykates ,dhe nuk ka pune as Arta Marku dhe as Ed Rama . Ju keni vrare njerez dhe nuk keni bere nje dite burg . Iku koha e zyllumeve . Roshi per mashtrimin e deklarimit mori ate denim qe ka kodi penal

    Përgjigju
  • Bledari: 13/07/2018 23:50

    Po Rames me vilen e TIJE ne Surrel SI DO TA JUSTIFIKOJE ESHTE RRETH 5 miljon euro

    Përgjigju
  • bledi: 13/07/2018 21:10

    po xhelal mziu????? me 600.000 euro me shpi ne shitje ca ti bejm

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve