Si duhet interpretuar vendimi i Gjykatës së Lartë për vulën e PD? Logu: Nuk e cënon legjitimitetin e partisë! Njeh vendimmarrjen e Rithemelimit

Aëntari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Besart Logu tha se vendimi i Gjykatës së Lartë për të rikthyer në Apel çështjen për shqyrtimin e vulës së PD-së, nuk e cënon aspak legjitimitetin e partisë. 

I ftuar në emisionin "Përballje" me gazetaren Besmira Pelushaj në Report Tv, Besart Logu tha se ky vendim i gjykatës së Lartë duhet interpretuar në fakt si legjitimim i Partisë Demokratike si palë në procesin gjyqësor, ndryshe nga çfarë pretendonte Rithemelimi duke u shprehur se PD-së nuk i lejohet të ngrejë ankimim. 

“Duhet theksuar se nuk cënohet legjitimiteti i PD-së. Vendimi i gjykatës së Lartë nuk është se e cënon legjitimitetin e PD-së dhe gjithçka që ka të bëjë me identitetin e asaj partie. Është çështje propagandistike. Sot PD u legjitimua si e tillë sepse së pari vendimi i Zhukrit nuk është i ekzekutueshëm. Vendimi i gjykatës së Lartë sot u bë vendimi i dytë i rradhës i një gjykate që legjitimon PD-në si palë e këtij procesi gjyqësor. Nëse iu kujtohet debati që ngrinte Rithemelimi se PD nuk legjitimohet të ngrejë ankim, ndërkohë ky ankim u pranua nga gjykata e Apelit dhe së fundmi nga gjykata e Lartë”- tha Logu.

Ndërsa sekretari i Rithemelimit për Çështjet Ligjore, Ivi Kaso e konsideroi vendimin për kthimin në gjykatën e Apelit të logos dhe vulës të PD-së si një legjitimim të vendimmarrjes së Kuvendit kombëtar në 11 dhjetor 2021. Ai shtoi se vendimi i sotëm i gjykatës së Lartë nuk është më i miri i mundshëm për Rithemelimin, duke shtuar se duhej t’i ishte dhënë fund zvarritjes së procesit për vulën e PD-së.

“Me vendimin e sotëm, praktikisht gjykata e Lartë legjitimon ose rikthen në fuqi vendimin e shkallës së parë të 25 marsit të vitit 2022 që njohu si të ligjshme vendimarrjen e dhjetorit të vitit 2021 ku u zgjiodhën organet e reja drejtuese të PD. Këto vendime rikthehen në fuqi deri në një vendim tjetër nga gjykata.  Nuk është vendimi më i mirë i mundshëm sepse sot gjykata e Lartë duhet ta kishte mbyllur sagën e zvarritjes së vulës së PD-së.  Gjykata e Lartë ka preferuar që të mos i futet çështjes se kujt i takon vula por është mjaftuar me shkeljet e rënda të gjetura në vendimin e gjykatës së Apelit”- tha Kaso.

Nga ana tjetër, analisti Ben Andoni tha se ndërja brenda PD-së tashmë do jetë edhe më e madhe dhe shtoi se do të pengohet edhe veprimtaria e partisë në parlament. Andoni pati edhe një kritikë për sistemin e drejtësisë, duke u shprehur se me zvarritje të tilla po mban peng procesin për partinë e dytë më të madhe në vend.

“Më vjen keq të them se ndarja do jetë jashtëzakonisht e madhe sepse kjo ka penguar veprimtarinë e PD-së ligjore në parlament. Grupit të Rithemelimit i është bashkuar edhe grupi i Bardhit. Më shumë i prish punë grupit parlamentar të PD-së sesa i prish punë Ramës apo mazhorancës. Viti po mbyllet me lajm jo të mira për PD-në. Drejtësia nuk ka kuptuar përgjegjësinë e saj para qytetarëve, se duhet të zgjidhte sa më shpejt këtë debat. Të mbash peng procesin për partinë e dytë më të madhe në vend, mua më duket absurde”- u shpreh analisti.

Ndërsa sa i takon strategjisë së po ndjekin avokatët e Berishës, Besart Logu u shpreh se mund t’i çojë deri në penalizimin e tyre pasi po ezaurojnë të gjitha të drejtat proceduriale që u jepen palëve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:26
Andoni kritika për vendimin e Gjykatës së Lartë për vulën e PD-së: Mban peng procesin për partinë e dytë më të madhe në vend

 

Analisti Ben Andoni tha se vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë që ktheu në Gjykatën e Apelit çështjen për vulën e Partisë Demokratike, është një penalizim i madh për të dy palët.

I ftuar në emisionin “Përballje” në Report Tv, Andoni pati kritika edhe për drejtësinë duke u shprehur se me një vendim të tillë, Gjykata e Lartë vetëm po zvarrit procesin duke mbajtur peng partinë e dytë më të madhe në vend.

“Shikoj një lloj penalizimi. Ka një ndarje sa i përket perceptimit. Sa kohë PD doli në zgjedhje me logon e vetë patjetër që quhet PD. Më vjen keq të them se ndarja do jetë jashtëzakonisht e madhe sepse kjo ka penguar veprimtarinë e PD-së ligjore në parlament. Grupit të Rithemelimit i është bashkuar edhe grupi i Bardhit. Më shumë i prish punë grupit parlamentar të PD-së sesa i prish punë Ramës apo mazhorancës. Viti po mbyllet me lajm jo të mira për PD-në. Drejtësia nuk ka kuptuar përgjegjësinë e saj para qytetarëve, se duhet të zgjidhte sa më shpejt këtë debat. Të mbash peng procesin për partinë e dytë më të madhe në vend, mua më duket absurde”- tha Andoni.

Sipas analistit, kur sistemi i drejtësisë has kaq shumë vështirësi në masën e arrestit për Berishën atëherë do të zvarrisë më shumë procesin gjyqësor ndaj kreut të Rithemelimit. Ai tha se pjesa e përfaqësimit politik të Berishës ka përfunduar, duke parë edhe se çdo herë e më shumë mbështetësit që i përgjigjen thirrjeve të tij për protestë, pakësohen.

“Kur has kaq vështirësi sistemi i drejtësisë me masën e arrestit mendoni se çfarë mund të ndodhë me procesin gjyqësor të Berishës. Merr fund pjesa e përfaqësimit politik të Berishës. Që në momentet e para Berishës për tagrin e vetë i takonte të përballej me sistemin e drejtësisë dhe të shpaloste të gjithë narrativën e tij. Sepse kemi parë se narrativa e tij po humbet gjithmonë e më shumë sepse po i mblidhen gjithmonë e më pak njerëz nëpër sheshe. Këto po i japin edhe elementë guximi sistemit të drejtësisë për të vepruar me dorë tjetër ndaj Berishës”- u shpreh ai.

Ora 15:54
Strategjia e avokatëve të Berishës për të shtyrë procesin në GJKKO, Logu: Po ezaurojnë të drejtat që kanë, rrezikojnë të penalizohen nga gjykata

 

Anëtari i Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike, Besart Logu i ftuar në emisionin “Përballje” me gazetaren Besmira Pelushaj në Report Tv foli edhe për mënyrën sesi avokatët e Berishës po veprojnë në përballjen e këtij të fundit me drejtësinë.

Ai tha se do të vijë momenti kur kërkesat e tyre për përjashtimin nga seanca të gjyqtares Irena Gjoka, do të ezaurojnë të gjitha të drejtat proceduriale që u lejohet dhe në fund mund të penalizohen nga gjykata. Logu shtoi se skenari që po përpiqen të ndjekin avokatët e Berishës, mund t’i sigurojë kohë por në terma afatgjatë vetëm do e dëmtojë më shumë.

“Duke parë sjelljen e avokatëve të Berishës, do exzaurojnë cdo të drejtë proceduriale që u lejohet subjekteve. Mesa mësova është kërkesa e tretë që po bëhet për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka me argumentin se nuk ka pranuar kërkesën për lejimin e mediave në seancë.  Në vlerësimin tim është një taktikë që mbase i shërben në fitimin e kohës apo kapjen e një palë zgjedhjeve të parakohshme qoftë edhe vendore për të ngritur moralin e ndjekësve. Por në thelb nuk i shërben Berishës madje rrezikojnë mbrëojtësit e tij edhe të penalizohen nga gjykata. Sepse ka një dispozitë ku përveçse rrëzohet kërkesa e tyre, palët mbrojtëse edhe ndëshkohen me gjobë”- tha Logu.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë