Vendimi i gjykatës së Strasburgut për vrasjen e Aleks Nikës në 21 janar, Balla: Prokuroria e Tiranës, ta lexojë me vëmendje! Zinxhiri komandues të dalë para përgjegjësisë

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar për vendimin e dhënë nga gjykata e Strasburgut mbi vrasjen e Aleks Nikës në 21 janar 2011, para godinës së kryeministrisë ku ky i fundit po protestonte.

Balla e cilësoi si tepër kompleks vendimin e gjykatës së Strasburgut dhe tha se lidhet me zinxhirin komandues të urdhrave që sollën më pas vrasjen e 4 protestuesve të pafajshëm në bulevard. Ai nënvizoi se tashmë drejtori i Përgjithshëm i policisë së shtetit Muhamet Rrumbullaku po merret me hetimet për përgjegjësinë që mban policia e shtetit në 21 janar.

“Vendimi i Strasburgut për çështjen Nika kundër Shqipërisë është një vendim kompleks që nxjerr në pah dështimet shumë vjeçare të drejtësisë në rastin e zbardhjes së autorëve. Lidhet me zinxhirin komandues të urdhrave që çuan në vrasjen e personave të pafajshëm që protestonin në bulevard. Ministria e Brendshme e ka marrë vendimin dhe ia ka deleguar drejtorit të Përgjithshëm të policisë së shtetit i cili për shkak të pozicionit që mban do duhet të nxjerrë përgjegjësitë e policisë së shtetit në raport me atë çfarë ka bërë policia e shtetit. Mos harroni se dosja ndodhet në prokurorinë Tiranë. Mund të ndaj me ju se në momentin që flasim ka veprime hetimore që lidhen me ato elementë që disponohen në dosje. Në cilësinë e ministrit të Brendshëm dua të garantoj publikun se çuarja përpara e zinxhirit komandues është një detyrë e rëndësishme që policia e shtetit duhet të bëjë qoftë kjo me prokurorinë e Tiranës”- u shpreh ministri.

Më tej, Balla i bëri thirrje prokurorisë së Tiranës që ka në dorë dosjen, që të lexojë vendimin e gjykatës së Strasburgut, ndërsa nënvizoi se për qeverinë zbardhja e vrasjes në 21 janar, mbetet një prej objektivave kryesorë.

“Kemi të bëjmë me një vrasje në rrethana tepër të cilësuara. Për mua personalisht dhe qeverinë tonë mbetet një prej objektivave kryesorë për ta zbardhur. Prokurorisë i bëj thirrje ta lexojë me vëmendje vendimin”- tha Balla.

Në përfundimet e Gjykatës së Strasburgut, një material rreth 40 faqe, thuhet se ‘ligji i kohës dhe plani masave të Gardës ishin me shkelje dhe nuk garantonin jetën, pra shteti ka përgjegjësi për vrasjen‘.

B.V/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • mergimtari: 21/11/2023 14:05

    Ne vendin toni ka "dreqesi" dhe jo drejtesi.DREJTESIA ka ikur ne drejtim te pa ditur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Tjetërsimi i 66 mijë m2 tokë te Rana e Hedhun, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për Fran Frrokajn

Tjetërsimi i 66 mijë m2 tokë te Rana e Hedhun, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për Fran Frrokajn