Report Tv ka siguruar pamje nga momenti kur protestuesit e arrestuar lënë ambientet e Bllokut të Sigurisë ku po mbaheshin, pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për lirimin e tyre.

Me thirrjet ‘fitore’ dhe ‘do ta marrim hakun’, ata janë pritur jashtë ambienteve të Bllokut të sigurisë edhe nga protestues të tjerë.

Sot Gjykata e Tiranës vendosi masën ‘detyrim paraqitje’ për 12 protestues, ‘arrest në shtëpi’ për 2 prej tyre dhe vendosi të mos caktojë masë sigurie për 5 të tjerë.

Të 19-të protestuesit u arrestuan pas protestës së dhunshme të zhvilluar para Kuvendit në 2 korrik, ku u sulmuan deputetët dhe forcat e Policisë.


Lajmi kryesor:

Dhuna para Kuvendit, asnjë nga 19 të arrestuarit në qeli! Gurë policit e shkatërrim i makinës së bluve, 2 protestues në ‘arrest shtëpie’ e 12 ‘detyrim paraqitje’