TIRANË – 21 qytetarët e arrestuar gjatë protestës së 2 korrikut të mbajtur para Kuvendin, do të dalin sot në orën 09:30 para Gjyatës së Tiranës për vlerësimin e arresit në flagrancë.

Protestuesit dhe Grupi Koordinues kanë lajmëruar se do të mblidhen në protestë para gjykatës ndërsa zhvillohet seanca.

Revoltën për arrestimin e 21 qytetetarëve, protestuesit e shprehën me dhunë në protestën e djeshme kombëtare që u zhvillua në kryeqytet. Pas gati 2 orësh fjalime, qytetarët marshuan si zakonisht rrugëve të kryeqytetit, por situata u tensionua te komisariati numër 3 në rrugën “Mine Peza”, aty ku mbahen protestuesit e arrestuar.

Rreth orës 23:45 ishte një grup qytetarësh, disa prej të cilëve të maskuar, që me gurë e shkopinj sulmuan komisariatin duke thyer xhamat. Madje ata arritën të shqyejnë edhe derën dhe disa depërtuan brenda dhomës së pritjes.

Protestuesit e arrestuar janë në akuzë për 7 vepra penale, shkatërrim prone, kundërshtim i punonjësit të policisë, goditje për shkak të detyrës, prishje e rendit dhe qetësisë publike, organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme, mosbindje ndaj urdhrit të ligjshëm të policisë dhe pengim i qarkullimit të mjeteve.

Emrat e personave të arrestuar

Lajm në përditësim...

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.