Vendimi i Gjykatës/ Vrasja e Marvi Mihalit, kthehet në qeli edhe Eugen Bitraj, autori i katërt

Ka përfunduar pas më shumë se 2 muaj odisea e lirimit nga qelia të tre të rinjve të dyshuar si bashkëpunëtorë në vrasjen e 19-vjeçarit Marvi Mihali, i cili mbrëmjen e 31 korrikut u vra me thikë për një karikues celulari.

Pas lënies së tyre në liri nga prokurori Artan Lula, i cili i akuzoi vetëm për moskallëzim krimi, gjykata këtë të martë ka caktuar “arrest me burg” edhe për Eugen Bitrajn, pasi prokurori i ri i kësaj dosje, Gjergji Tako, ndryshoi akuzën në vrasje në bashkëpunim. Tashmë 4 të rinjtë Kridens e Marsel Alla, si dhe Eugen dhe Devi Bitraj do të hetohen me masën e sigurisë “arrest me burg”. Ndryshimi i akuzës ndaj të rinjve të dyshuar për këtë krim u bë pas ankesës së prindërve të Mario Mihalit te kryeprokurorja Arta Marku, e cila urdhëroi zëvëndësimin e prokurorit Lulo dhe kryerjen e hetimeve të thelluara për këtë rast.


Të akuzuarit para gjykatës

Hetim prokurorit e dy gjyqtarëve

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur zyrtarisht hetimet për Prokurorin Artan Lula dhe dy gjyqtarët e Gjykatës së Tiranës, Sokol Pasho dhe Bedri Qorri. Krimet e Rënda pohojnë ekskluzivisht se "kemi regjistruar kallëzimin dhe po kryejmë verifikimin e pretendimeve të Pavllo Mihalit".

Disa ditë më parë Pavllo Mihali akuzoi se Prokurori Lulo, kundrejt pagesës, liroi tre nga 4 vrasësit e djalit të tij. Dy gjyqtarët dhe prokurori liruan tre të pandehurit për vrasjen e 21-vjeçarit, Eugen Bitraj, Marsel dhe Kridens Alla, ndërsa në qeli mbeti vetëm Devi Bitraj i akuzuar si autori kryesor i vrasjes. Eugen Bitraj, Marsel dhe Kridens Alla u liruan në fillim të majit nga Gjykata e Tiranës me pretendimin se kishin mbaruar afatet e paraburgimit.

Por dy javë pas këtij vendimi dhe kallëzimit të ngritur nga Pavllo Mihali, çështja i kalon prokurorit Gjergji Tako (me ndërhyrjen edhe të kryeprokurores Arta Marku) i cili kërkoi ndryshimin e akuzës për tre të rinjtë. Gjykata pranoi kërkesën e prokurorit Tako dhe tre të rinjtë do përballen me akuzën e "vrasjes së kryer në bashkëpunim". Menjëherë pas marrjes në dorëzim të kësaj çështjeje, prokurori Tako kërkoi ndryshimin e akuzës për tre të rinjtë, ndërsa pritet që ai të kërkojë edhe rikthimin e tyre në qeli.


Viktima Marvi Mihali

Vrasja për karikues

Marvi Mihali u vra më 31 korrik të vitit 2017 në zonën e stadiumit “Dinamo”. Miku i tij Armend Haxhiu i kishte shitur një telefon Devi Bitrajt por nuk i kishte dhënë karikuesin. Pas debateve mes Haxhiut dhe Bitrajve është vendosur që të takohen për t’u sqaruar tek Dinamo. Haxhiu ka kërkuar që aty të shkonte edhe miku i tij Marvi Mihali dhe pas shumë telefonatash ka arritur ta bindë Marvin.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase