Vendimi i Gjykatës/Bashkëautori i përgjimit të 'Babales', J.Olldashi certifikohet si shpifës
I vetëshpallur si gazetar investigativ, Jetmir Olldashi, certifikuesi i vërtetësisë së deklaratave të “bashkëpunëtorit X”, është një shpifës, tashmë i çertifikuar. Olldashi është dënuar me 300 mijë lekë për shpifje ndaj gazetarit Carlo Bollino.
I vetëshpallur si gazetar investigativ, Jetmir Olldashi, certifikuesi i vërtetësisë së deklaratave të “bashkëpunëtorit X” Albert Veliu është një shpifës, tashmë i çertifikuar. Olldashi, autor i investigimit të çuditshëm gazetaresk, që kishte si protagonist ish-trafikantin e njohur si “Babalja”, është dënuar për shpifje ndaj gazetarit Carlo Bollino, me një vendim nga Gjykata e Tiranës, që tashmë ka marrë formë të prerë.
Jetmir Olldashi gazetari në qendër të një audio përgjimi, realizuar me ndihmën e tij dhe "Bashkëpunëtorit X", transmetuar nga PD, është dënuar nga Gjykata e Tiranës me vendim të formës së prerë për shpifje. Gjytarja Fatime Decolli pasi shqyrtoi padinë e gazetarit Calo Bollino në vendim e saj thotë se Olldashi është i detyruar të shlyej paditësin në shumën 300.000 lekë për dëmin jo pasuror të shkaktuar nga publikimi në portalin e tij të një artikulli kunder Carlo Bollino.
Këtë shkrim që mban firmën e Jetmir Olldashit gjykata e gjeti tërësisht shpifës dhe fyres dhe kërkon nga autori po ashtu përgënjeshtrimin e tij. Jetmir Olldashi u paraqit vetën në seancën e parë gjyqësore por duke mos patur asnjë provë mbështetëse për katallogun e shpifjeve që kishte hedhur në fletushkën e tij elektronike nuk u paraqit më në seancat e tjera.
I ashtuquajturi “gazetar investigativ” kishte vjellë mbi fletushkën e tij dixhitale çdo helm të mundshëm dhe çdo fantazi të mundshme kundër gazetarit Bollino, pa u përpjekur as edhe për një çast, nuk po them që të verifikonte, por qoftë edhe të përshkruante një fakt të vërtetë, apo një provë, apo një grimcë të vërtete.
Nuk ishte hera e parë që investiguesi Olldashi shkruante falsitete të tilla për gazetarin Carlo Bollino. Gjithnjë pa prova e pa dokumenta, duke u frymëzuar nga ajo lloj gazetarie shpifjesh. Kjo është hera e dytë që gazetari Carlo Bollino fiton një proces gjyqësor për shpifje. Para disa javësh është dënuar për shpifje edhe ish-kryeministri Sali Berisha për një shkrim kundër Bollino. Kjo ishte hera e parë kur ish presidenti dhe kryeministri Berisha dënohej nga një gjykatë shqiptare.
(Vendimi i Gjykatës së Tiranës që dënon për shpifje gazetarin Carlo Bollino)
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4402
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Një amnisti? A nuk rrezikon të rikonfirmojë 'de jure' dhe përfundimisht në postet e tyre politikanët e këtyre tridhjetë viteve?
29 Tetor, 16:05
-
Ilir Yzeiri: Amnistia dhe sqarimi i (pa)nevojshëm i Bolinos
27 Tetor, 10:40
-
Carlo Bollino: Duhet një amnisti? Një sqarim për ata që e kritikojnë pa e lexuar (ose nuk duhet ta kuptojnë) pyetjen time
26 Tetor, 17:16
-
Carlo Bollino: SPAK dhe Amnisti: Një rrugë e mundshme për një drejtësi të pranueshme dhe paqe politike?
25 Tetor, 14:53
-
Përgjimet e dosjes ‘Babale’/ Fredi Alizoti i tha Breçanit se gjithçka ishte false: Imitova zërin e Geron Xhafës (DOKUMENTET)
27 Shtator, 09:34
-
Dosja 'Babale'/ Apeli konfirmon 1 vit burg për Ervin Salianjin! Fajtor për kallëzim të rremë, pritet arrestimi! Deputeti i PD humb mandatin, i ndalohet të kandidojë në zgjedhjet 2025 e 2029 (FOTO+ VIDEO)
26 Shtator, 13:04
-
Carlo Bollino ironizon familjen Berisha: Përpara më etiketonin si ''fashisto-komunist'', tani jam ''peng'' por njëkohësisht edhe ''anëtar'' i SPAK!! Ata janë komplet në panik, i mirëkuptoj
20 Shtator, 12:27
-
Carlo Bollino: Berisha nuk meriton të fitojë zgjedhje jo vetëm se është i korruptuar, por mbi të gjitha se ka mbetur një diktator!
19 Shtator, 16:56
-
Berisha në sulm: Bollino është anëtar i organizatës kriminale të SPAK! Bollino i përgjigjet: E vlerësoj, por jam thjesht një gazetar i fakteve!
18 Shtator, 17:17
-
Carlo Bollino: ''Vakëf'' dhe ''VKM e personalizuar'', Berisha dhe dhëndri do të përgjigjen penalisht për shpifjet e presionet ndaj meje!
11 Shtator, 21:09
-
Carlo Bollino: Opozita në duart e Berishës dhe rrjeta e merimangës që po e çon drejt humbjes së dhjetë
9 Shtator, 19:07
-
Në Bunk’Art2 hapet 'Dhoma e Manipulimeve': Për herë të parë tregohet lidhja mes iluzioneve optike dhe propagandës komuniste
5 Gusht, 16:08