Mijëra qyetatarë u mblodhën sërish sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në protestën “Jo në emrin tim” kundër vendimit dënues të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj drejtuesve të UÇK-së.
Edhe në natën e 14-të të protestës ata kërkuan drejtësi për Hashim Thaçin, Rexhep Selimin, Jakup Krasniqin dhe Kadri Veselin, ndërsa Kuvendi i Kosovës miratoi sot me 99 vota pro deklaratën lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë.
Njëri nga organizatorët e protestës, Çlirim Haziri, nga sheshi “Skënderbeu” u bëri sërish thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të ndërmarrin veprime konkrete lidhur me Gjykatën Speciale.
“Vetëm shikojeni njëri-tjetrin në sy: këtu nuk ka plogështi! Në këtë shesh ka vetëm një gjë që po zien çdo ditë e më shumë: këtu po soset durimi! Nuk po rritet lodhja, por po soset durimi”, u shpreh Haziri.
Më 16 shtator Dhomat e Specializuara në Hagë dënuan me nga 25 vite burg Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin, me 18 vite Kadri Veselin dhe me 13 vite Rexhep Selimin për krime lufte.






Komente
Komento