Kjo kumtesë e historianit Gjon Boriçi u mbajt dy ditë më parë në konferencën shkencore me temë "Rrugëtimi i shtetit shqiptar nga pavarësia drejt integrimit europian" organizuar nga Instituti i Historisё në Akademinë e Studimeve Albanologjike. Konferenca zgjoi interes për prurjet e reja të historianëve në disa prej ngjarjeve historike ku u shenjua rrugëtimi i shtetit shqiptar nga 1912 deri në ditët e sotme. Për lexuesit e “Shqiptarja.com” sollëm dje pjesën e parë të kumtesës “Rruga drejt vetёizolimit tё pashmangshёm tё Shqipёrisё, 1968-1978, ndërsa sot sjellim pjesën e dytë të saj.
Nga Gjon Boriçi
PJESA E DYTË
(vijon nga dje...)
Mё 1 gusht 1975, nё Helsinki tё Finlandёs nёnshkruhet Karta e Helsinkit qё ishte kurorёzimi i Detantёs Lindje-Perёndim. Po lideri shqiptar përse e kishte kaq shumë frikë Detantën? Përse Shqipëria mbeti vendi i vetëm nё Evropë që nuk e firmosi procesin e Helsinkit? Gjatë të gjithë viteve '70 politika e jashtme dhe diplomacia ishin nё fokusin e veçantë të udhёheqёsit komunist shqiptar. Enver Hoxha mund të themi pa mëdyshje ishte "arkitekti" i ndërtimit dhe lëvizjeve diplomatike të vendit nё kёtё periudhë të Luftës së Ftohtë.
Enver Hoxha kishte interesa të drejtpërdrejta që të lëvizte nё diplomacinë botërore pasi këto lëvizje do të ndikonin për mirë apo për keq nё pushtetin e tij. Të gjitha lëvizjet e tij diplomatike nuk ndikonin aspak nё pёrmirёsimin e jetës së popullit dhe pёrmirёsimin e imazhit të vendit. Procesi i Helsinkit dhe bisedimet lindje-perëndim zinin vend pothuajse nё çdo mbledhje partie, ministrie, nё gazeta, radio dhe televizion. Gjatë procesit të Helsinkit [pa u firmosur], Enver Hoxha ishte marrë seriozisht me kёtё manovër gjigante botërore, ku edhe Shqipëria u ftua.
Por në fund, udhëheqësi shqiptar refuzoi në mënyrë kategorike të merrte pjesë në konferencë dhe të firmoste Aktin Final të Helsinkit. Nё veprën e tij “Superfuqitë”, Enver Hoxha ka shkruar nё lidhje me kёtё proces: "Të gjithë pjesёtarёt e këtyre konferencave dëshironin shumë që ne të venim, për të na kompromentuar nё zhironet e tyre. Por, këto dëshira s'u plotësuan. Nё këto mbledhje diskutohen interesat hegjemoniste të të dy të mëdhenjve dhe ata të klikave kapitaliste dhe jo interesat e popujve të Evropës dhe të botës. Prandaj, ne nuk shkojmë nё to, po i demaskojmë dhe i luftojmë me efikasitet nga jashtë".
Ky qëndrim i Ever Hoxhës bëhej me paramendim për të mos patur ndryshime politike nё vend. Nëshkrimi i Kartës së të Drejtave të Njeriut nga Enver Hoxha nё vitin 1975, do të hapte derën për ndryshime pozitive në shoqërinë shqiptare që mund të lëkundnin pushtetin e tij. Edhe njё herë Shqipëria humbi shansin e madh historik për të rifilluar afrimin me Evropën. Ajo që vijoi ishte mbijetesa e vështirë dhe afatgjatë e popullit shqiptar nën regjimin komunist ortodoks të Enver Hoxhës.
Çdo diktator jeton me shpresën e pёrjetёsisё e cila nё vetvete nuk ka asnjë dimension kohor. Ata jetojnë duke i dhёnё vendit të vet imazhin e tyre. Edhe Enver Hoxha nuk bënte përjashtim nё kёtё drejtim. Tre dimensionet e procesit të Helsinkit, i sigurisë evropiane, i bashkëpunimit ekonomik dhe i të drejtave themelore të njeriut kishin impakt të drejtpёrdrejtё të brendshëm nё politikën e Enver Hoxhës. Evropa po bënte përpjekje për t’i lënë pas konfliktet dhe grindjet. Kjo ishte njё arsye e fortë për Enver Hoxhën që të mbante jashtë Shqipёrinё nga ky proces. Mbajtja gjallë e konfliktit dhe tensionit ishte njё nga burimet kryesore të pushtetit të tij. Me t'u shuar konfliktet, shuheshin dhe arsyet e tij për të kërkuar armiq e për t’i luftuar ata. Lideri shqiptar e kishte kuptuar thelbin e Detantës dhe procesin e Helsinkit sipas optikës së tij, e cila fokusohej tek ruajtja e regjimit komunist diktatorial dhe jo tek sigurimi i paqes dhe ndërtimi i një shoqërie demokratike. Ja si shprehet ai nё veprën e tij 'Superfuqitë':
"Amerikanët dhe perëndimi duan t'i venë çështjes së Bashkimit Sovjetik deri nё fund dhe jo vetëm ta dobёsojnё ekonomikisht, duke investuar atje dhe nё vendet satelite të tij kapitalet e tyre, jo vetëm ta dobёsojnё ushtarakisht, duke kërkuar tërheqjen e forcave sovjetike nga Evropa, por duke kërkuar që të hapen edhe kufijtë për idetë, për shtypin, për propagandën, për turizmin etj. Kështu zgjerohet hinterlandi i perёndimorёve dhe shtyhen kufijtë e Bashkimit Sovjetik duke arritur nё ato pozita siç ishin përpara Luftës II Botërore".
Procesi i Helsinkit filloi afrimin e dy pjesëve të ndara të Evropës, ndërsa Kushtetuta e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë e vitit 1976 largoi akoma mё shumё shqiptarёt dhe Shqipёrinё nga Perёndimin. Ky dokument i miratuar nga Kuvendi Popullor nё dhjetor 1976, ishte njё hap prapa me kushtetutёn e vitit 1946 dhe ndryshimet qё iu bёnё mё 1954. Procesi i Heksinkit nuk i pёrshtatej politikёs sё Enver Hoxhёs tё dyerve tё hapura. Shqipёria po rrёshqiste ngadalё drejt njё vetёizolimi tё pashmangshёm.
Pas shumё insistimeve, nga ana e ambasadorit Behar Shtylla, njё delegacion i lartё i Republikёs Popullore tё Shqipёrisё i kryesuar nga Adil Ҫarçani zhvilloi mё 14 qershor 1975 njё vizitё zyrtare nё Kinё. Synimi i kёsaj vizite ishte qё Kinёs t'i kёrkohej njё kredi e re pёr pesёvjeçarin e gjashtё 1976-1980.
Takimin e delegacionit shqiptar nё Pekin, Enver Hoxha e konsideroi si fillimin e presionit tё fortё ekonomik kinez. Informacioni qё i vinte nga Adil Ҫarçani nё Pekin ishte shumё dekurajues. Nё bazё tё marrёveshjeve qё delegacioni shqiptar kishte nёnshkruar nё Pekin, Kina i jepte Shqipёrisё njё kredi prej 500 milionё juanё e barabartё me 225 milion rubla kundrejt 813 milion rublave qё kishte kёrkuar Shqipёria. Zv/kryeministri shqiptar u pёrpoq ta justifikonte kёrkesёn pёr marrjen e njё kredie nё shumёn 1 miliard e 200 milion juan nga Kina si "bukё pёr popullin". Adil Ҫarçani nё raportin e tij u shpreh se interlokutorёt kinezё mbajtёn njё qёndrim shumё negativ dhe akordimi i njё kredie kaq tё vogёl dhe kufizimet qё iu paraqitёn palёs shqiptare ishin sipas tij tё paargumentuara, pasi mё parё kinezёt kishin deklaruar se mё t'u rritur fuqia e ekonomike e Kinёs edhe ndihmat pёr Shqipёrinё do tё shtoheshin. Gjithashtu, pala shqiptare kёrkoi qё tё jepej kredi pёr ndёrtimin e 20 veprave tё reja, por pala kineze akordoi vetёm 180 milion juanё (81 milion rubla) pёr tё bёrё tё mundur ndёrtimin e vetёm 10 veprave.
Akordimi i kredisё nё masёn e mёsipёrme, sigurimi i mallrave nё mёnyrё tё kufizuar dhe problemet qё u trajtuan mё sipёr, do t'i krijonin mjaft vёshtirёsi nё zhvillimin e ekonomisё sё vendit, nё pesёvjeçarin e gjashtё dhe nё tё ardhmen. Duke parё kёtё shtrёngesё tё madhe, Adil Ҫarçani mё 11 korrik 1975, pas kthimit nga Kina, propozonte tё merreshin masa të forta, ku ato qё bien mё shumё nё sy ishin: "Tё kufizojmё nё maksimum ndёrtimet e investimet jo prodhuese, duke pёrfshirё edhe sektorёt arsimorё, social-kulturorё dhe banesat. Tё merren masa pёr thjeshtimin e ndёrtimeve, duke pёrfshrё edhe ato tё sferёs prodhuese. Tё forcojmё mё tej regjimin e kursimit, sidomos nё pёrdorimin e mallrave tё importit dhe tё materialeve tё tjera defiçitare".
Porta kineze po mbyllej pёr Shqipёrinё. Megjithatë, mё 12 nёntor 1975, Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu i dёrguan njё letёr tё gjatё Komitetit Qendror tё Partisё Komuniste tё Kinёs, mbi gjendjen dhe nevojat pёr fuqizimin e mёtejshёm tё vendit me armatime e paisje ushtarake. Megjithё kёtё tentativё tё fundit, dёrgesa nga Kina nuk do tё kishte mё. Mё 30 gusht 1976, Enver Hoxha bёri pёrpjekjen e fundit pёr tё rifituar simpatinё e Kinёs. Po nё kёtё datё, Hoxha i dёrgoi nё emёr tё Komitetit Qendror tё Partisё së Punës të Shqipërisë një ftesё zyrtare, me të cilën ftonte njё delegacion nga Kina tё merrte pjesё nё Kongresin e VII tё PPSH-sё.
Pёrgjigja e Kinёs erdhi nёpёrmjet ambasadorit kinez nё Tiranё, Liu Sin Ҫuan. Mё 4 tetor 1976, ambasadori kinez pati njё takim shumё tё ftohtё me Ramiz Alinё, ku i pёrsёriti shumё thatё vendimin e Partisё Komuniste tё Kinёs, marrё nё Kongresin IX mё 1969-ёn, se Kina nuk merrte pjesё nё asnjё kongres tё partive motra dhe nuk ftonte asnjё delegacion nё kongreset e saj. Ramiz Alia me diplomaci i tha ambasadori kinez se vendimi pёr tё mos dёrguar delegacion nё Tiranё nuk prekte miqёsinё dhe lidhjet vёllazёrore marksiste-leniniste, tё cilat do tё forcoheshin mё shumё nё tё ardhmen.
Nё Kongresin VII, nëntor 1976, Enver Hoxha, indirekt dhe pa pёrmendur emra, sulmoi qёndrimet kineze, veçanёrisht ato pёr gjendjen ndёrkombёtare. Lidershipi i ri kinez protestoi ashpёr duke thirrur nё takim ambasadorin shqitpar në Pekin, Behar Shtylla. Takimi i 8 dhjetorit 1976 mes Behar Shtyllёs dhe Li Hsien Nienit ishte tepёr i tendosur. Shqipёria po mbetej vetёm.
- Fundi i marrёdhёnieve shqiptaro-kineze dhe vendimi i paracaktuar i Enver Hoxhёs pёr vetёizolimin e vendit
Nё nёntor 1977, nё pёrgjigje ndaj sulmit tё Shqipёrisё dhe personalisht tё Enver Hoxhёs ndaj "Teorisё sё Tri Botёve", gazeta zyrtare kineze E Pёrditshmja Popullore botoi njё artikull tё gjatё editorial me titullin "Teoria e Kryetarit Mao mbi dallimet e tri botёve ёshtё njё kontribut madhor pёr Marksizёm-Leninizmin". Nё atё shkrim, riafirmohej se dy superfuqitё, qё konsideroheshin botё e parё, ishin armiku i pёrbashkёt i njerёzimit dhe se 'Bota e Tretё', ishte forca kryesore kundёr imperializmit, kolonializmit dhe hegjemonizmit. Po nё atё shkrim, sipas teorisё sё Maos, jepeshin arsyet pёrse 'Bota e Dytё'(vendet e zhvilluara kapitaliste dhe socialiste) ishte njё forcё e cila mund tё bashkohej me tё tretёn nё njё front tё bashkuar ndёrkombёtar kundёr hegjemonisё sё superfuqive.
Kongresi XI i Partisё Komuniste Kineze qё u mbajt nё gusht tё vitit 1977, solli ndryshimin qё pritej pas vdekjes sё Maos nё politikёn e jashtme tё vendit. Vendimet e kёtij Kongresi hodhёn poshtё afrimin e shpejtё tё mundshёm tё Kinёs me Bashkimin Sovjetik, dhe e rreshtuan vendin nё njё front tё bashkuar me SHBA-nё kundёr hegjemonisё sovjetike. Ja pёrse, pas kongresit, udhёheqёsit e rinj kinezё nёn drejtimin e Ten Hsiao Pinit deklaruan se dёshironin tё shihnin mё shumё progres nё marrёdhёniet me Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs gjatё administratёs sё presidentit Karter.
Hapjes sё Kinёs me botёn, aleatja e saj e vogёl ballkanike iu pёrgjigj me vetёizolim. Ёshtё shumё domethёnёse fjala e Ten Hsiao Pinit "megjithatё kockёn do ta brejnё mizat", thёnё pas deklaratёs sё Mehmet Shehut i cili shprehej se "Shqipёria ёshtё njё kockё e mprehtё si thikё". Vetё Enver Hoxha do tё deklaronte edhe mё ashpёr nё Kuvendin Popullor s'e "ne nuk u lidhёm me Kinёn pёr pesё plaçka", duke bёrё sikur harronte qё Kina pёr 20 vjet e kusur kishte ndihmuar e financuar nё ndёrtimin e qindra veprave tё rёndёsishme anembanё vendit. Njёsoj siç kishte vepruar ndaj jugosllavёve mё 1948, ndaj sovjetikёve mё 1961, dhe tani ndaj kinezёve mё 1978, Enver Hoxha shkёputej nga çdo aleancё me vende komuniste nёse kёto tё fundit nuk vijonin tё ruanin traditёn mё tё egёr tё stalinizmit.
Megjithё qëndrimet e dyfishta e me dy standarde tё udhёheqjes shqiptare, nga Kina nё muajin dhjetor vijnё dy goditje tё radhёs nё marrёdhёniet me Shqipёrinё. Nё fillim tё dhjetorit 1977, kinezёt refuzuan tё dёrgonin specialistёt e tyre nё objektet e ndёrtuara me teknologji kineze, me pretekstin se nuk ekzistonin kushtet dhe se vetёm pasi tё krijoheshin ato e tё vendosej mirёkuptimi midis tё dyja palëve, ata mund tё vinin. Goditja e dyte erdhi si "dhuratё" pёr Vitin e Ri, mё 28 dhjetor 1977. Nё Pekin, nё takimin me zv/Drejtorin e Drejtorisё pёr BS-nё dhe vendet e Evropёs Lindore, Shiang Xhun Tu, diplomati Musin Kroi u informua se revista "Shqipёria e Re" nuk do tё botohej mё nё Kinё. "Siluri" i vёrtetё qё do tё fundoste pёrfundimisht shpresat shqiptare pёr pёrmirёsimin e marrёdhёnieve me Kinёn do tё ishte padyshim nota e kineze e 7 korrikut 1978.
Telegrami sekret nga Pekini i ambasadorit Behar Shtylla dёrguar Enver Hoxhёs, Sekretar i Parë të KQ të PPSH, Mehmet Shehut, Kryetarit të Këshillit të Ministrave, dhe Nesti Nases, Ministër i Jashtëm të RPSSH, ishte si njё gjёmё pёr udhёheqёsit shqiptare. Nota kineze u dorёzua nga Y Xhan dhe pёrmbante 8 faqe. Aty njoftohej se qeveria kineze pret ndihmat e saj ekonomike dhe ushtarake, pagesat pёr vitin 1975 pёr Shqipёrinё dhe do tё kthente në Kinë specialistёt ushtarakё dhe ekonomikё qё punojnё nё Shqipёri. Pёr tё gjitha kёto fajin ia hidhte palёs shqiptare. Nё notёn kineze, shpreheshin shumё qartё tё gjitha ndihmat e mёdha qё Shqipёria kishte pёrfituar nga Kina nё fushёn ekonomike dhe ushtarake. Nё notё nuk lihej pa pёrmendur se pёr çdo aksident qё do tё ndodhte nё objektet e ndёrtuara nga Kina, pёrgjegjesia do tё binte vetёm mbi palёn shqiptare. Njё tjetёr element acarues pёr Kinёn ishte edhe mospranimi nga ana e palёs shqiptare pёr tё paguar 25 fatura me vlerë 10 milion juan pёr veprat e ndёrtuara nё periudhёn dhjetor 1977 dhe prill 1978.
Menjёherё pas vendimit tё Kinёs, rreth 513 specialistё kinezё u larguan nga Tirana dhe 104 studentё shqiptarё ikёn nga Pekini. Nё letrёn shqiptare hidhej poshtё pretendimi i Kinёs se Shqipёria kishte marrё mё shumё se dhjetё miliard juan ndihma dhe insistohej se vlera e pёrgjithshme e ndihmёs ekonomike tё Pekinit llogaritej vetёm nё tre miliard e pesёdhjetё e tre milion juan, nga e cila u pёrdor deri nga korriku 1978 vetёm 75%. Aleancёs komuniste shqiptaro-kineze i kishte ardhur fundi dhe asnjëra nga palët nuk u tërhoq nga shifrat e veta.
Siç kishte ndodhur edhe me studentёt e specialistёt shqiptarё nё Jugosllavi dhe në Bashkimin Sovjetik, edhe me Kinёn vijoi procesi i pashmangshёm i kthimit tё tyre nё atdhe duke lёnё pёrgjysmё studimet dhe specializimet. Izolimi i mёtejshёm i Shqipёrisё vijoi edhe me ndёrprerjen e fluturimeve tё avionit kinez tё linjёs, nё muajin gusht 1978 me arsyen se kishte pak njerёz. Shkrimi qё tёrhoqi mё shumё vёmendjen pёr njё mundёsi tё brishtё qё Shqipёria tё hapej gradualisht drejt Perёndimit ishte artikulli i “Associated Press” nё zyrёn e Athinёs, mё 13 maj 1978.
Ky informacion u dёrgua nga ambasada shqiptare nё Pekin, mё 25 maj 1978. Pёrmbajtja e tij ishte si mё poshtё: "Associated Press, Athinё 13.5.1978
Ҫdo tё martё, njё avion qё tёrheq vёmendjen e njerёzve me disa pasagjerё e bagazhe mbёrrin nё aeroportin e Athinёs. Kjo duket si njё gjё e zakonshme, por ky avion pёrbёn lidhjet e Shqipёrisё me botёn Perёndimore dhe ruan lidhjet relativisht tё ngushta me Greqinё. Avioni i linjёs qё kthehet njё herё nё javё nga Athina nё Tiranё (linjё qё ka filluar muajin e kaluar), diplomatёt e huaj kёtu e kanё quajtur 'dritare qё Shqipёria ka hapur ndaj Perёndimit'.
Ky avion i vetёm tregtar qё njё vend i Perёndimit mban me njё republikё tё vogёl tё sistemit komunist, e vetёizoluar nё kufirin perёndimor tё Europёs Lindore. Disa specialistё e konsiderojnё kёtё lidhje pёr politikёn e tanishme tё Shqipёrisё si shumё tё rёndёsishme. Kjo politikё pas keqёsimit tё marrёdhёnieve me Kinёn, qё ishte aleate e saj pёr njё kohё tё gjatё, ruan njё rrugё kalimi pёr nё Perёndim. Njё diplomat i huaj tha: Shqiptarёt ёshtё e qartё se kanё vendosur nё etapёn e sotme kur ata nga ana diplomatike kalojnё njё periudhё tё vёshtirё, pёr ata ёshtё tepёr e pёrshtatshme tё kenё Greqinё si rrugё-dalje drejt Perёndimit, por ai tha: 'njerёzit nuk duhet tё shpresojnё se Shqipёria do tё fluturojё (drejt perёndimit) ashtu si Kina; Shqipёria hapi njё dritare, por jo derёn".
Pёr fat tё keq, Shqipёria nuk do tё hapte as derёn as dritaren. Izolimi i plotё i Shqipёrisё nga pjesa tjetёr e botёs u bё fakt i kryer. Lindja dhe mbi tё gjitha Perёndimi do tё mbeteshin tabu pёr shqiptarёt. Alternativa tashmё do tё ishte vetёm njё; tё ndёrtojmë socializmin me forcat e tona.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com