TIRANË, 9 Korrik/ATSH/.- Partia Socialiste reagoi sot ndaj vendimmarrjes së fundit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë (KLD) duke shprehur mbështetje për deklaratën e djeshme të Ministrit të Drejtësisë dhe të Qeverisë Shqiptare, që kërkon ndërhyrjen e Parlamentit.
"PS mbështet deklaratën e djeshme të Ministrit të Drejtësisë dhe të Qeverisë Shqiptare për të kërkuar ndërhyrjen e Parlamentit. Përfaqësuesit e popullit kanë detyrimin ligjor dhe moral të shprehen dhe të distancohen nga ata përfaqësues në KLD-së që janë zgjedhur aty nga parlamenti për të përfaqësuar parlamentin, por që çdo ditë e më shumë po bëhen palë me korrupsionin dhe me të korruptuarit" , thuhet në një deklaratë për shtyp të sekretarit organizativ në PS-së, deputeti Blendi Klosi.
PS dhe grupi i saj parlamentar, vijoi ai, janë të skandalizuar nga vendimmarrja e njëpasnjëshme e KLD-së, që arriti kulmin ditën e hënë kur ndaj gjyqtarëve me probleme flagrante në deklarimin e pasurisë, vendosi të mos merrte asnjë masë e të mos fillonte asnjë hetim.
"Akoma më i turpshëm ishte reagimi i KLD pas deklaratës së ministrit të Drejtësisë, një reagim që përforcoi edhe njëherë akuzën tonë se sistemi i drejtësisë po kthehet çdo ditë e më shumë në një rrjet ku bëjnë pjesë gjyqtarë kryekëput të korruptuar, që nuk punojnë për të vendosur drejtësi, por punojnë vetëm e vetëm për t'u pasuruar vetë në kurriz të shqiptarëve. Një rrjet gjyqtarësh të korruptuar që po kthehen në një sekt, që bëjnë gjithçka për të mbrojtur e shpëtuar njëri-tjetrin nga zullumet korruptive ku janë zhytur", u shpreh Klosi.
"Që sistemi i drejtësisë në Shqipëri nuk funksionon, vijoi ai, këtë e di sot i madh e i vogël. Ishte kjo arsyeja pse një vit më parë shqiptarët votuan Koalicionin për Shqipërinë Europiane. Është kjo arsyeja pse kjo maxhorancë është e vendosur që drejtësia në Shqipëri të vihet në lëvizje dhe shumë shpejt shqiptarëve t'u kthehet besimi tek drejtësia".
Vendimi i dy ditëve më parë i Këshillit të Lartë të Drejtësisë për të mos shkarkuar disa gjyqtarë të denoncuar për fshehje të pasurisë, ka shkaktuar përplasje të forta mes KLD-së dhe Ministrisë së Drejtësisë. Dje ministri i Drejtësisë Nasip Naço deklaroi se sistemi i drejtësisë është kthyer në një rrjet ku gjyqtarët mbrojnë njëri tjetrin, ndersa tha se do të kërkonte ndërhyrjen e parlamentit për dy anëtarë të KLD-së, të zgjedhur prej tij. Në reagimin e saj, KLD-ja tha se se qeveria po bën përpjekje për ta kontrolluar këtë institucion politikisht. /a.s/./a.g/
/Shqiptarja.com