Vendimi i Komitetit për rikthimin në shkolla të gjimnazistëve të vitit të I dhe II, Kushi: Reagim pas kërkesës sonë! Kemi nisur punën, çdo gjë do jetë gati

Vendimi i Komitetit për rikthimin në shkolla të gjimnazistëve të vitit të I dhe II, Kushi: Reagim pas kërkesës sonë! Kemi nisur punën, çdo gjë do jetë gati

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka reaguar pas vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve për rikthimin në klasa të nxënësve të klasave të dyta dhe të treta të gjimnazeve. Me një postim në Facebook, Kushi shkruan se ky vendim i Komitetit, vjen si një reagim pas kërkesës së Ministrisë.

 “Faleminderit Komitetit Teknik të Ekspertëve për përgjigjen pozitive ndaj kërkesës sonë mbi rikthimin në bankat e shkollës të gjimnazistëve të klasave të dhjeta dhe të njëmbëdhjeta nga 10 bashkitë e cilësuara deri më tani si zona me risk të lartë infeksioni", shkruan Kushi.

Ajo thekson po ashtu se ka nisur puna për përgatitjen e shkollave në mënyrë që të jenë në respektim të plotë të masave anti-COVID.

 “E kemi nisur tashmë punën bashkë me drejtuesit e institucioneve shkollore dhe zyrave vendore arsimore që masat anti-COVID të jenë në nivelin maksimal dhe çdo gjë të jetë gati për rifillimin e mësimit në shkollë që ditën e nesërme. Në fund të publikimit të saj, Ministrja Evis Kushi duke falënderuar çdo mësues, nxënës e prind për durimin e treguar dhe duke uruar vetëm mbarësi në vijim për gjithsecilin, shprehet se është optimiste se ky është një hap shumë i mirë drejt rikthimit në normalitetin që të gjithë duam", shtoi ministrja.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje