Vendimi i Kushtetueses, debati në Report Tv! Ngjela: Betejën e vërtetë Meta e ka me drejtësinë penale! Andoni: Politikisht është defaktorizuar! Çupi: U kthyem te drejtësia e 'Plepave'!

Për avokatin Spartak Ngjela beteja e vërtetë e presdientit Ilir Meta me drejtësinë do të fillojë pas mbarimit të mandatit më 24 korrik. Duke komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mosshkarkimin e Metës në "Report Tv", ai tha se shkelja e rëndë do të ketë pasojë.

"Shkelja e rëndë do të pasojë. Kur ndërroi datën e zgjedhjeve lokale kërkonte destabilizim, por palët nuk e pëfillën. Gjykata Kushtetuese nuk gjykohet. Me nuk e kishim përcaktuar juridikisht se çfarë është shkelja e rëndë, do t'i takonte Gjykatës Kushtetuese të bënte interpretimin dhe të mbetej si ligj. Shkeljen e kishte, por nuk ishte e rëndë sipas Gjyaktës.  Beteja e tij nuk ka filluar. Më 24 korrik i fillon procedura për korrupsion, sapo të mbarojë mandatin. Atëherë mund t'i filloi një proces, është në listën e të korruptuarve.", u shpreh ai.

I ftuar në "Studio Live" me gazetarët Migena Sotiri dhe Arbër Hitaj ishte edhe analisti Frrok Çupi i cili e cilësoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese si një kthim pas në dejtësinë e "Plepave". Sipas tij ky vendim ka "goditur" rëndë shtetit dhe se parlamenti duhet të ishte shpërndarë pas mosshkarkimit të Metës.

"Ishte një vendim që nuk kishte as produkt juridik dhe as produkt shtetit. Ishte produkt moral dhe politik që nuk pritej. E them sepse ka disa arsye. E para sepse Gjykata kushtetuese nuk mundi të thojë për asnjërën nga palët se dikush kishte gabuar, për herë të parë një gjykatë gjykon 2 palë që kanë të dyja të drejtë. Është precedentë i panjohur në jurispudencë që nga kodet e Hamurabit. Kanë fituar të dyja palët, si mund të ketë produkt juridik  Vendimi ka shkaktuar dëme që do të vazhdojmë t'i ndjejmë. Vendimi goditi drejtësinë. Ky vendimi na ka kthyer mbrapa te gjykatat e plepave. Ka goditur shumë rëndë shtetin, sepse shteti qëndron nën ombrellën e Gjykatës Kushtetuese. Kolonat e shteti tani janë të pasigurta.  Nëse nuk do të shkarkohej siç nuk u shkarkua, krijon precedent. Sot duhet të ishte shpërndarë parlamenti ose të shkarkohej presidenti. Gjykata kushtetuese ka ndërtuar një ligj me këtë vendim. Do të kemi një president që shkel kushtetutën, që fyen, që e ndan popullin, një president që ia mohon të drejtën e votës një publiku.", tha Çupi.

Analisti Ben Andoni i pyetur lidhur me qëndrimin e tij për vendimin e Gjykatës Kushtetuese tha se ishte jo mirë i arsyetuar dhe se ky organ ka nevojë të maturohet dhe të shkëputet nga vargonjtë e interesave. Analisti shtoi se defacto ai është defaktorizuar.

"Nuk e prisja që të ishte kaq shpejt vendimi, mendoja që do të ishte pak më i mirëarsyetuar. Vendimet e organeve të tilla nuk mund të gjykohet dhe përfliten. Personalisht kishin momentin më të mirë për të treguar një lloj diference, jo për ta shkarkuar, por për ta arsyetuar. Shkeljen e kanë vlerësuar, por nuk e kanë quajtur të rëndë. Arsyetimi juridik, jo i mirë.  Ky organ ka nevojë të matarohet dhe të shkëputet nga vargonjtë e interesave. shkarkim i metës do t'i vështirësonte atit riintegrimin e atij në politik. Nuk besoj se ka dalë i fituar, de jure po, por defacto është defaktorizuar.", tha Andoni.

Lajmi në web u shkrua nga gazetarja Joana Gjika

J.GJ./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Noli: 17/02/2022 19:30

    Këta gjykates nuk kanë autoritetn profesional e moral për te gjykuar çështje te tilla. Disa prej tyre Meta i zgjodhi jo për të gjykuar por për ta mbrojtur.Me këtë trupë kjo gjykatë ka deshtuar dhe nuk ka besushmëri.

    Përgjigju
  • Topi Bum E Muço Tutje: 17/02/2022 19:19

    Ore po çfar vendimi prisni ju Nga Bejtja ? ? ? Ose Xhafellari dashnorja e Turi miut Alibeaj kur ky nipi isa toskës është i martuar e kjo imorale do japi drejtësi ? ? ? Kurr sdo ket Shqipria gjykat e drejtësi përderi sa të ket fëlliqsira si Bejtja, e Xhafellari. Mjerim për Shqiptarët e vuajtur se üolitikanët jan nga të 4 krahët hajdut, imoral, e piziveng. Zoti ju ardht hakut ktyre plerave të denkopozuara.

    Përgjigju
  • Drenica: 17/02/2022 19:09

    Edhe Kushtetuten edhe ligjet i kemi shkruar në atë mënyr që seicili mund t'i interpretoi ashtu siq i do çejfi. " SHKELJE TË RËND TË KUSHTETUTES " , ça është kjo?! Futja nga të shkon gjuha! Edhe juristet i kemi të pa aftë.

    Përgjigju
  • Dritan PF: 17/02/2022 19:02

    Meta nuk u hoq. Ky është një lajm i keq për Ngjelën! A është jurist apo fallxhore?

    Përgjigju
  • Beni: 17/02/2022 18:47

    Per çfare GjK flisni?Mosha mesatare eshte 40 vjeç e gjoja gjyqtareve.Me gjyqtare tip Bejtja,Xhaferrllari do beni GjK?GjK eshte shume qesharake.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja