Ministria e Shëndetësisë shton linë e majmunit në listën e sëmundjeve infektive

Ministria e Shëndetësisë shton linë e majmunit në listën e sëmundjeve infektive

Lija e majmunit

Lija e majmunit është shtuar në listën e sëmundjeve infektive. Ministria e Shëndetësisë ka marrë sot vendimin, i cili është publikuar në fletoren zyrtare dhe kështu futet në fuqi menjëherë.

Pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli lijën e majmunit si emergjencë shëndetësore globale, Ministria e Shëndetësisë ngriti Komitetin e Ekspertëve për Parandalimin dhe Kontrollin e Lisë së Majmunit. Ky Komitet ngrit me qëllimin për të për marrë një plan e masash për parandalimin e përhapjes së këtij virusi.

Deri më tani në vendin tonë nuk është regjistruar asnjë rast me lijë majmuni, ndërsa disa raste ka pasur në vendet fqinje si Kosova dhe Greqia. Ministria e Shëndetësisë ka marrë masa, duke pajisur Institutin e Shëndetit Publik me teste identifikimin dhe diagnostikimin e lisë së majmunëve. Aktualisht në ISHP kanë mbërritur mbi 3250 teste, ndërsa ka nisur edhe trajnimi i mjekëve.

Sipas Qendrës Europiane për Kontrollin e Sëmundjeve, Shqipëria vlerësohet me risk të ulët përsa i përket lisë së majmunit. Vendet Europiane tashmë janë në alert, teksa Komisioni Evropian ka miratuar përdorimin e vaksinës Imvanex kundër lisë së majmunëve. Nga lija e majmunëve deri më tani janë prekur mbi 16.000 persona në 72 shtete të botës.

Simptomat e lisë së majmunëve janë temperatura, kokëdhimbja, dhimbja e muskujve dhe shpinës. Simptomat zgjasin për pesë ditë. Po ashtu, personat e prekur kanë skuqje në fytyrë, duar dhe këmbë, si dhe puçrra. Lia e majmunëve nuk përhapet lehtë mes njerëzve, mirëpo mund të bartet përmes kontaktit me lëkurën, nga rrobat apo peshqirët. Infektimi mund të kalojë pas 14-21 ditësh.

Shpërthimi i lisë e majmunëve u raportua në fillim të majit në shtetet e Afrikës Qendrore dhe Perëndimore, ku kjo sëmundje për një kohë të gjatë ka qenë epidemi.

Vendimi në Fletoren Zyrtare

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën