Rudina Hajdarin e shkarkojnë në fshehtësi! Korab Lita merr drejtimin e grupit parlamentar demokrat

TIRANE - Deputetët e grupit parlamentar demokrat në Kuvendin e Shqipërisë që erdhën nga listat e PD-së pas dorëheqjes në bllok të mandateve të opozitës së bashkuar, kanë vendosur të largojhnë nga drejtimi i grupit Rudina Hajdarin dhe të vendosin në vend të saj, Korab Litën. Vendimi i papritur, bëhet i ditur nga vetë deputeti Korab Lita i cili ka postuar një foto në rrjetin social Facebook teksa ndodhet me deputetët e tjerë të grupit.

Ai e quan këtë takim një mbledhje të grupit parlamentar demokrat ku është marrë edhe vendimi i rëndësishëm, që argumentohet sipas tij "në funksion të organizimit të brendshëm"

"Grupi Parlamentar Demokrat në mbledhjen e tij të fundit, në funksion të organizimit të brendshëm bëri ndryshim në drejtimin e grupit. Personalisht, dua t’ju dërgoj një falenderim kolegëve të mi të Grupit Parlamentar për vlerësimin dhe besimin që më dhanë për të drejtuar Grupin Parlamentar Demokrat. Detyra që më është besuar si Kryetar i Grupit Parlamentar Demokrat unë e shoh si një përgjegjësi e aspak privilegj sidomos në këtë situatë politike e institucionale ku ndodhet vendi ynë. Nëpermjet jush dua të siguroj kolegët, dhe të gjithë qytetarët shqiptarë, që të gjithë bashkë do jemi në lartësinë e duhur për të justifikuar besimin e dhënë", shkruan Korab Lita.

Mendohet që kjo mbledhje të mos ketë pasur as dijeninë dhe as pëlqimin e Rudina Hajdarit, e cila në foton e postuar, nuk është e pranishme.

Ndërkohë Report Tv ka siguruar dokumentin e firmosur nga 7 deputetët e opozitës së re në Kuvend, ku vënë në dijeni kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi për ndryshimin e kryetarit të grupit Demokrat.
 

Fotoja e publikuar nga Korab Lita nga mbledhja e grupit

Deklarata për ndryshimin e Rudina Hajdarit nga kreu i grupit parlamentar

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Naçut: 14/10/2019 18:54

    O shoke shkeputete, po behet nje njoftim, nje rend dite, nje qe mban prptokollin e mbledhjes e ca gjera formale kshu kot sa per sport. Ose merret edhe nje student qe tju beje me fotoshop nje sfond zyre qe te mos dukeno si fraternitet guerrilsash. Nona jemi.

    Përgjigju
  • Mondi: 14/10/2019 18:52

    Po rakine dhe mezen ku e keni fshehur te klubi poshte pallatit

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 14/10/2019 18:15

    Kjo eshte Opozita qe kam enderruar.takimet I zhvillojne ne shtepite e njeri tjetrit

    Përgjigju
  • Proka: 14/10/2019 18:08

    Bobobobo, sa te mjere jane, ashtu si PD, mundohen te bejne revolucion por shenuan Autogol.....

    Përgjigju
  • Pyka: 14/10/2019 17:58

    Po pse,ç'keni me të,or çuna!Ajo po ju prishte punë?Hë më ju lumtë!??????

    Përgjigju
  • Mark Ilir Monika meta: 14/10/2019 17:52

    Ene Azem hajdarin kshu eshkarkoi Sali penecilina

    Përgjigju
  • Ben: 14/10/2019 17:48

    E tmerrshme kush eshte deputet.Te gjithe intelektuale.

    Përgjigju
  • genti: 14/10/2019 17:26

    nje e mire shume e madhe ju lutem nqs keni mundesi ti hiqni dhe mandatin dhe ta ktheni andej nga ka ardh ate injorante analfabete qe ska dy gram tru dhe 1 gram shkolle.

    Përgjigju
  • Alidemsi vjeter: 14/10/2019 17:14

    Prodhimi i dyte i "bastonit" te Baldushkut....

    Përgjigju
  • edi: 14/10/2019 17:06

    Ide gjeniale ,perburra si ju Vazhdoni cuna dhe hiqini qafe ato debila qe mashtrojne njerezit e lodhur nga mashtrimet e tyre duke thene bejme kete or ate Ato batakci e kishin Qeverine per gati 25 vite dhe fillimi i tyre qe kur kishin Qeverine Berisha me Leancen Meta So Partia me Slogan per Democracy ,u Kllonua me Partine Komuniste L.S.I-ne ,dhe filluan ne ate kohe Vjelljet bastisjet dhe u bene Milioner per nje kohe rrekord Kur pasuria e tyre kur erdhen SKISHIN BREKE NE BYTHE .Larg keta horra qe u bene agallare me mashtrimet dhe manovrat qe genjyen ate Popull qe i votoi pa kushte ,Dhe cfare ndolli aplikuan ate pisllek qdemokraci me Komunisten L.S.I

    Përgjigju
  • emigranti: 14/10/2019 16:40

    Normal 7 burra keta do ti komandonte nje femer e vogel

    Përgjigju
  • Lymi Tutit: 14/10/2019 16:32

    Asnje femer ?! Nga veshja,asnje lloj respekti per qenien parlamentare... bark derra dhe koke tula.. dikush edhe me koke si shtese kati... kur “skaljoni” pare qe la parlamentini,ishte sikur e njohim,mendoni si jane listat... fytyra shume ordinere.. Ju mungojne ca qofte,raki dhe gjize...Ne fletet e votimit,duhen edhe fotot... keto fytyra,qe nuk tregojne piken e inteligjences,dyshoj qe jane te arsimuar dhe jane shemtia e races tone... Lymi Tutit

    Përgjigju
    • Durresi: 14/10/2019 18:30

      T lumte goja

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja