(Dokumenti) E shkarkuan fshehurazi, por demokratët përçahen/ Valteri: Tërhiqem! Hajdari: Vijoj të jem në krye të grupit!

Kanë nisur përçarjet e para në grupin Demokrat brenda Kuvendit të Shqipërisë! Ka qenë deputeti Korab Lita i cili me anë të një statusi në rrjetet sociale publikoi një dokument të firmosur nga 7 deputetët e këtij grupi ku njoftohej shkarkimi i kryetares Rudina Hajdari dhe zëvendësimin me vetë Korab Litën.

Menjëherë pas këtij lajmi ka qenë, vetë Rudina Hajdari që ka reaguar duke hedhur poshtë këtë dokument dhe duke thënë se ajo vijon të jetë kryetare e grupit Demokrat në Kuvend. Ndër të tjera Rudina Hajdari shkruante se grupi që ajo drejton ka vendosmërinë për  të çuar deri në fund reformimin e sistemit. Në fund Hajdari thumbon kundërshtarët politik si dhe ata që i kanë dalë kundër duke thënë se do të shihen të enjten.

"Ju sigurojë se unë jam në krye të grupit Demokrat që ndërkohë po zgjerohet dhe forcohet edhe më shumë. Vendosmëria jonë për të çuar deri në fund reformimin e sistemit është detyrim ndaj çdo demokrati dhe opozitari që kërkon ndryshimin në Shqipëri. Shihemi te enjten!"  deklaroi Rudina Hajdari.

Pas kësaj ka qenë deputeti Halit Valteri i cili i është bashkuar zërit të Rudina Hajdarit duke u tërhequr nga firma e tij dhe duke thënë se nëse shkarkohet Hajdari ai do të largohej nga grupi. Në një lidhje telefonike për Report Tv, Halit Valteri ka deklaruar se firma e tij në atë dokument nuk ishte për të shkarkuar Rudina Hajdarin ndërsa historikun e kësaj firme ai ka thënë se do të bënte të ditur më vonë. Po ashtu nëpërmjet një letre që i ka dërguar kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, Valteri thekson se është tërhequr përfundimisht nga firma e tij.

"Mund të jetë kushdo tjetër përveç Korab Litës kryetar. Grupe që po fusin duart nuk do t'ja dalin që të shkarkojnë kryetaren tonë. Marrëzia dhe deliri i Litës arrin deri në shkresa të tilla" ka thënë Valteri.

Në dokumentin e publikuara ku Lita vendoset kryetar bie në sy mungesa e firmës se Myslym Murrizit i cili edhe pse ka qenë në mbledhje për arsye që ende nuk dihen duket se nuk ka rënë dakord për ndryshimin e kryetarit të grupit Demokrat.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tjetër hap fals, Barcelona barazon 2-2 në Vigo! Celta i shënon dy gola në fund

Tjetër hap fals, Barcelona barazon 2-2 në Vigo! Celta i shënon dy gola në fund