Gjykata Kushtetuese me një vendim të marrë në korrik të vitit 2025, sqaroi njëherë e mirë kufijtë e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) lidhur me zbërthimin dhe përpunimin e të dhënave në kuadër të procesit hetimor nga telefonat e sekuestruar të individëve konkretë.

Nga vendimi i plotë i zbardhur tashmë, Gjykata Kushtetuese, në referencë të një rasti të konkret, vendosi që asnjë aparat celular të mos hapet pa një vendim gjykate, as në kushtet e flagrancës apo urgjencës dhe asnjë e dhënë që nuk ka lidhje me çështjen hetimore, të mos përpunohet.

GJK pranoi pjesërisht vendimin e paditëses Onejda Ymerajt, të cilët telefoni i ishte sekuestruar në kuadër të çështjes hetimore në ngarkim të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetajt. Duke mos qenë vetë Ymeraj person nën hetim, GJK u shpreh se sekuestrimi i telefonit të saj pa një vendim gjykatë si dhe marrja e aksesit të pakufizuar deri në cenim të privatësisë, përbën shkelje ligjore.

Nga ana tjetër, SPAK argumenton se veprimi ishte i domosdoshëm dhe urgjent, për të shmangur rrezikun e humbjes ose fshirjes së të dhënave elektronike, duke e konsideruar telefonin si mjet prove.

Gjykata urdhëroi eliminimin e çdo të dhëne të përpunuar që nuk ka lidhje me hetimin, ndërsa nga ana tjetër, legjitimoi sekuestrimin për vetëm ato materiale që lidhen drejtpërdrejt me çështjen.

Ky vendim është marrë unanimisht nga trupa e Gjykatës Kushtetuese dhe bëhet për të mbrojtur privatësinë, të dhënat personale të individit, që nuk lidhen me hetimin.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)