Vendimi i qeverisë:Rriten pagat
e Policisë, Gardës e SHISH

Vendimi i qeverisë:Rriten pagat<br />e Policisë, Gardës e SHISH
TIRANE- Qeveria rrit pagat e Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, SHISH dhe akademikëve, duke “investuar” dukshëm në këtë vit elektoral. Me vendimin e djeshëm të Këshillit të Ministrave, rritet paga e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme.

Njëherësh specialistët, përgjegjësit e sektorit apo drejtorët në Policinë e Shtetit, të cilët punojnë në pozicione që lidhen me procesin e informatizimit të veprimtarisë së Policisë së Shtetit dhe kërkojnë në mënyrë të detyrueshme diplomë universitare “Master i Shkencave” apo të barasvlefshme me të, sipas legjislacionit të arsimit të lartë, në degët “Inxhinieri Elektronike” apo “Informatikë”, përfitojnë një shtesë “për kushte pune” prej 10 000 lekësh, mbi pagën mujore të gradës përkatëse. Po ashtu rritje page kanë përfituar dhe punonjësit e Drejtorisë së Burgjeve, efektivave të mbrojtjes nga zjarri.

Ndërsa ushtarakët aktivë të FA, të cilët punojnë në pozicione që lidhen me procesin e informatizimit të veprimtarisë së FA dhe kërkojnë në mënyrë të detyrueshme diplomë universitare Master i Shkencave apo të barasvlefshme me të, sipas legjislacionit të arsimit të lartë, në degët Inxhinieri Elektronike apo Informatikë, përfitojnë një shtesë “për kushte pune”, prej 10 000 lekësh, mbi pagën mujore të gradës përkatëse. Dhe specialistët, Përgjegjësit e sektorit, drejtorët në Autoritetin e Aviacionit Civil e përfitojnë këtë shumë.

Rritje page përfitojnë dhe punonjësit e SHISH. Njëherësh dhe personeli akademik me kontratë, nga kategoria “Akademik” dhe nga kategoria “Profesor”, në cilësinë e personaliteteve vendase ose të huaja, të paguhet me honorare për ditë/orë pjesëmarrjeje në procesin e mësimdhënies në institucionet publike të arsimit të lartë. Përcaktimi i masës së honorareve bëhet me vendim të rektoratit, pasi të jetë miratuar më parë në këshillin e administrimit. Masa e pagesës nuk duhet të jetë më e madhe se 5-fishi i pagesës për orët mbi normë, për kategorinë “Profesor”.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Absurdi vs 'Shtetit të së Drejtës'!

Absurdi vs 'Shtetit të së Drejtës'!