Vendimi i qeverisë, Kalaja e Lëkursit i kalon nën administrim ministrisë së Kulturës

Vendimi i qeverisë, Kalaja e Lëkursit i kalon nën administrim ministrisë së Kulturës

Kalaja e Lekursit

 Qeveria merr vendim për të kaluar Kalanë e Lëkursit kalon në administrim të ministrisë së Kulturës.

Sipas vendimit të marrë sot, 24 gusht 2023, kalaja me sipërfaqe totale 8211.4 (tetë mijë e dyqind e njëmbëdhjetë pikë katër) m2, por dhe 7 ndërtesat që ndodhen në këtë kala do i kalojnë nën administrim ministrisë së Kulturës.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Prej vitit 2000 kalaja e Lëkursit ka funksionuar si bar restorant

Mendohet nga historianët të jetë ndërtuar rreth viteve 1537, në kohën kur Sulltan Sulejmani sulmoi Korfuzin dhe i lindi si domosdoshmëri kontrolli i Skelës së Sarandës dhe rrugës që lidh me Butrintin.

Rajoni tradicionalisht i përkiste pjesës jugore të rajonit të Himarës. Në fund të shekullit të 18-të, kalaja u sulmua nga Ali Pashë Tepelena.

Kalaja dikur mbante në këmbë fshatin e vjetër Lëkurës. Ka një formë katrore me dy kulla të rrumbullakëta në qoshet veri-perëndimore dhe jug-lindore. Për t'u ngjitur në kala, vizitorët duhet të lënë rrugën kryesore në Qafë Gjashtë dhe të ngjiten në kodrën e qytetit nga ana tjetër e qytetit.

Kalaja ka një pozicion të veçantë strategjik nga ku mund të shikohet gjithë qyteti i Sarandës dhe rruga që shkon në Butrintit. Gjithashtu mund të shijohet një panoramë të ishujve të Ksamilit.

Katrori me dy rrumbullake ne diagonale është simboli i lëkurëpunuesve në mesjete ne këto zona. Kati i parë ka shërbyer si depo. Lartësia e mureve arrin 6,7-7 m trashësia e tyre deri në 2 m.

V E N D O S I:

 1. Kalimin në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Kulturës të pronës me emërtimin “Kalaja e Lëkursit”, Sarandë, me numër pasurie 26/144, 26/139, 26/487, zona kadastrale 8642, e llojit “truall”, me sipërfaqe totale 8211.4 (tetë mijë e dyqind e njëmbëdhjetë pikë katër) m2, sipas formularit dhe planrilevimit që i bashkëlidhen këtij vendimi.

 2. Kalimin në përgjegjesi administrimi të Ministrisë së Kulturës, të ndërtesave nr.1, nr.4, nr.5, nr.6, nr.7, nr.8, nr.9, sipas planit të rilevimit dhe formularit bashkëlidhur këtij vendimi, që ndodhen në pasurinë e llojit “truall”, me nr.26/144, zona kadastrale 8642.

 3. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, sipas përcaktimeve të ligjit nr.111/2018, “Për kadastrën”, të pasqyrojë në kartelën e pasurisë së paluajtshme 26/144, zona kadastrale 8642 (seksioni A-“të dhënat e pasurisë”), sipërfaqet e ndërtesave të përcaktuara në pikën 2, të këtij vendimi.

 4. Ngarkohen Ministria e Kulturës dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi. 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 25/08/2023 03:14

    Nje pjese te pareve te mi e kane origjinen nga Lekursi.Trasheguar si histori ne familje nga ster-stergjyshi e stergjyshja thuhej se banoret pane turqit qe po vinin dhe u larguan te gjithe.Turqit e shkaterruan e dogjen gjithe fshatin,por nuk arriten te kapnin ose te vrisnin asnje banor.Banoret origjinale u zhvendosen ne zona te tjera te Shqiperise e rifilluan jeten nga e para.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Akuzohet se ka falsifikuar diplomën e shkollës së mesme, Belind Këlliçi paraqitet në SPAK

Akuzohet se ka falsifikuar diplomën e shkollës së mesme, Belind Këlliçi paraqitet në SPAK