Vendimi i qeverisë/ Rama shkarkon zv.ministren e Turizmit! Çuçi: Do të jem zë publik për problematikat e turizmit në Shqipëri dhe rajon

Vendimi i qeverisë/ Rama shkarkon zv.ministren e Turizmit! Çuçi: Do të jem zë publik për problematikat e turizmit në Shqipëri dhe rajon

Ornela Çuçi

TIRANË- Zëvendësministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Ornela Çuçi është shkarkuar nga detyra. Vendimi është marrë nga Këshillii Ministrave. Çuçi e mbante këtë post që prej vitit 2017.  

“Në  mbështetje  të  nenit  100  të  Kushtetutës  dhe të  pikës  2,  të  nenit  6,  të  ligjit  nr.  9000,  datë 30.1.2003,  “Për  organizimin  dhe  funksionimin  e Këshillit  të  Ministrave”,  me  propozimin  e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Znj.  Ornela  Çuçi,  zëvendësministër  i  Turizmit dhe Mjedisit, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në vendim.

Nëpërmjet një reagimi, Cuci falenderon kryeminstrin Edi Rama që pranoi lirimin nga detyra duke thënë se ishte kërkesë e saj që të ishte e lirë nga shërbimi në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit. Teksa shpreh falenderim për për kryeministrin Edi Rama që i besoi detyrën në 5 vite shërbimi si zv.ministre e Turizmit, thotë se do të vazhdojë të jetë një zë publik, për problematikat e mjedisit në Shqipëri dhe rajon. Ndër të tjera nuk jep asnjë sqarim përse kërkoi lirimin nga detyra. 

"Falenderoj Kryeministrin Rama, i cili më datë 29.07.2022 pranoi lirimin tim nga detyra pas kërkesës sime për të qenë e lirë nga shërbimi në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit.Ky pesë vjeçar ka qenë për mua, një eksperiencë e jashtëzakoshme, nën drejtimin e pandërprerë të Kryeministrit Rama, të cilin gjej rastin ta falenderoj që më shquajti nga bota e ekspertizës në vend, nga bota akademike dhe ajo e shoqërisë civile dhe më besoi fillimisht detyrën e Këshilltarit në Kabinetin e tij, e mandej të Zëvendësministres, përgjegjëse për mjedisin. Mirënjohëse për këtë mundësi, pasi të shërbesh për vendin tënd është dhe do të mbetet një bekim!

Unë, besoj se së bashku me shumë kolegë të tjerë zëvendësministra, ilustruam një frymë të re politike, të cilën Kryeministri donte t'i jepte pozicionit të zëvendësministrit në qeverisjen e Shqipërisë. Mirënjohje Kryeministrit për mbështetjen e pakufi, duke i dhënë këtij pozicioni politik, kopetencë, përgjegjësi dhe profesionalizëm, në vend të politizimit tradicional. Gjej rastin të nënvizoj frymën e tij për të futur në ekipet klasike politike, të trashëguara apo të krijuara të jetës partiake, ekspertët pa asnjë paragjykim politik, krahinor apo klanor, por vetëm mbi fushën e ekspertizës.

Ishin pesë vite të një pune intensive ku shpresoj që me kopetencën dhe përkushtimin tim, të kem kontribuar modestisht në hapjen dhe zhvillimin e temave të rëndësishme të mjedisit, apo në përballimin e problematikave të mprehta dhe delikate të mjedisit në Shqipëri e më gjerë, në rajon. Jam e bindur se nën qeverisjen e Kryeministrit Rama janë krijuar bazat e një politike të qënësishme mjedisore për vendin tonë, të cilat tashmë, duhen të kthehen realisht në prioritet politik të dorës së parë.

Falenderoj gjithë ekipin e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, për punën e çmuar, për bashkëpunimin e palodhur në përballimin e sfidave që sidomos në vitet e fundit, kanë qenë shumë të mprehta dhe sidomos nën syrin e ciklonit të opinionit publik. I uroj sukses ekipit të ministres Kumbaro, në sfidat që ajo ka ndërmarrë dhe në çështjet ku është përfshirë! Do të vazhdoj të jem një zë publik, për problematikat e mjedisit në Shqipëri dhe rajon, të cilin përfaqësoj në organizmat ndërkombëtare të mjedisit, në përputhje me kopetencën time profesionale dhe koshiencën qytetare", shkroi Cuci.

SI.E.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Andrrju tate: 09/08/2022 18:12

    Mendoj se vendimi ka qen i mirmenduar dhe i analizuar mjaft mire nga te gjithe

    Përgjigju
  • Delenxhiu: 09/08/2022 18:05

    Dikush duhet ta merrte pergjegjsine per ate cka ndodhi. Veprim i matur dhe me mend

    Përgjigju
  • Alban: 09/08/2022 17:48

    Kam besim se Rama ka bere dicka te drejte sepse ai e di ceshte me e mira per vendin

    Përgjigju
  • Miri: 09/08/2022 17:48

    Rama ka marre vendimin e duhur sic e ben gjithmone

    Përgjigju
  • Aldi: 09/08/2022 17:04

    Epo kshu eshte kush nuk ben punen sic duhet keshtu do te perfundojne.

    Përgjigju
  • Sara: 09/08/2022 17:03

    Gjithmone i kam rrespektu vendimet e Rames sepse ai e di me mire.

    Përgjigju
  • tosi: 09/08/2022 16:19

    detyren znj ornela e k zbatuar por ngjarja e fundit ne livadh ka ndryshuar shume ecurin e saj dhe besoj eshe vendim i drejt

    Përgjigju
  • greta: 09/08/2022 16:07

    qeveria ka fgilluar te mare vendimet e duhura dhe them shyqyr qe doli njeri te heqi te paaftet nga puna

    Përgjigju
  • ola: 09/08/2022 16:06

    perderisa eshte mare ky vendim do te thote qe nuk eshte bere puna sic duhet.Mendoj se qeveria ka mare vendimin e duhur.

    Përgjigju
  • Joni: 09/08/2022 15:49

    Vendimet e qeverise jane gjithmone te duhurat

    Përgjigju
  • Beni: 09/08/2022 15:47

    Ai qe e meriton do rrije ne pune

    Përgjigju
  • tosi: 09/08/2022 15:43

    vendim i duhur dhe i detyruar nga ngjarja e fundit ne livadh me vjen keq per familjaret qe humben vajzen e tyre 7 vjecare

    Përgjigju
  • tosi: 09/08/2022 15:42

    mendoj se ky shkarkim eshte i arsyeshem pas ngjarjes se fundit e vajzes 7 vjecares

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 09/08/2022 14:45

    Ja pra,kryerilindasi e hodhi hapin e "madh" shkarkoj nje zv.ministre me mbiemer ÇUÇI,me mbiemrin e burrit te Delinës pra. Prandaj o burra salishpella e likebanditi,lyeni me boj te kuqe muret e shokutkryerilindas te ministria e turizmit tani dhe hajdeni anes e pas anes deri te marrveshja nëntavolinë. Nuk ju la me luge bosh kryerilindasi dhe kjo ska per te ndodhur kurre,kurrë. Hidheni vallen siç dini ju kodoshe politikane....

    Përgjigju
  • Qwert: 09/08/2022 14:38

    Aaa jo shkarkim te pakten 5 vjet burg

    Përgjigju
  • emigranti: 09/08/2022 14:31

    Ornela eshte ajo qe tha nese cmimet jane te shtrenjta shkoni ne ndonje vend te lire ... Nje tjeter emer per te harruar nga qeverisja Rama.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit