Në mbledhjen e sotme Këshilli i Ministrave ka marrë disa vendime, mes tyre edhe heqjen e vizave mes Shqipërisë dhe El Salvadorit.

“Miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së El Salvadorit, për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike, zyrtare, të shërbimit dhe të zakonshme” thuhet në vendimin e qeverisë.

El Salvadori ndodhet në Amerikën Qendrore.