Vendimi i Qeverisë/ Zgjatet afati për shqyrtimin e kërkesave të Startup-eve, nga 10 bëhet 30 ditë!

Vendimi i Qeverisë/ Zgjatet afati për shqyrtimin e kërkesave të Startup-eve, nga 10 bëhet 30 ditë!

Foto ilustruese

Tiranë- Këshilli i Ministrave ka miratuar sot (20 Nëntor) edhe një ndryshim që lidhet me mbështetjen dhe zhvillimin e startup-eve.

Ndryshimi ka të bëjë me zgjatjen e afatit për shqyrtimin e kërkesave nga Komisioni i Vlerësimit për mbështetjet me grante, nga 10 ditë në 30 ditë.

Konkretisht me vendimin e sotëm, Komisioni i Vlerësimit merr në shqyrtim kërkesat për mbështetje me grant dhe në fund të procesit të vlerësimit, brenda 30 ditëve kalendarike miraton me vendim listën paraprake të aplikimeve fituese.

Sipas mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave, ky ndryshim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren Zyrtare”.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?