TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, e ka quajtur të turpshëm dhe të pritshëm vendimin e UEFA-s për dënimin e Shqipërisë, e cila luajti një javë më parë me Serbinë.
"UEFA e Mishel Platini vendosi që ne të humbim atë që se humbëm kurrë, ndeshjen e futbollit në Beograd", shkruan Erion Braçe ne Facebook.
Deputeti Braçe thekson "E neveritshme! E korruptuar dhe politike deri në zyrtarin e fundit e deri në gërmën e fundit! Siç e dinim dhe e prisnim; UEFA e Mishel Platini vendosi që ne të humbim atë që se humbëm kurrë , ndeshjen e futbollit në Beograd! Deri në minutën e 41-të rezultati ishte i bardhë, zero me zero!! UEFA vendosi që ne ta humbim sot! Ky është kulmi! Ndërkohë vendoset një standard i pashembullt për herë të parë në futboll: Ti duhet të luash një loje edhe pse të sulmojnë, edhe pse të fyejnë, edhe pse duan të të therrin, edhe pse të qëllojnë me fishekzjare, shashka, gurë, shishe, edhe pse ata që në kor këndojnë "ti therrim" hyjnë në fushë, edhe pse ata të qëllojnë, të rrahin e të shkaktojnë dëmtime fizike, edhe pse policia dhe rojet e sigurisë të qëllojnë dhe ata!!
Por, ky nuk është futboll! Futbolli nuk është detyrim dhe rrezik për jetën ! Futbolli është sport , garë dhe pasion , luhet me dëshirë ! Ky është huliganizmi i futbollit !Jam i bindur që nuk ka komb a rracë të neveritshme!!
Por njëra është ama; rraca e zyrtarëve të korruptuar që drejton kudo , edhe në futboll , edhe në nivelin më të lartë të saj atë evropian , në UEFA!!/ATSH/












