TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin social në lidhje me vendimin e UEFA-s për ndeshjen Serbi-Shqipëri dhe e ka konsideruar një vendim të pa drejtë dhe njeherazi i kërkon FSHF-së të hap betejën gjyqësore.
"FSHF bën shumë mirë të hapë betejë gjyqësore deri në fund! Sot nuk u bë drejtësi për atë që ndodhi në stadiumin e Beogradit", shkruan Kryeministri Rama.
Komisioni i Disiplinës dhe UEFA-s i dha sot Serbisë fitoren 3 me 0 në tavolinë për ndeshjen e 14 tetorit, ndërkohë që skuadrës serbe i heq 3 pikë. Dy federatat respektive, FSHF dhe FFS, janë gjobitur me 100 mijë euro gjobë. /ATSH/
/Shqiptarja.com