BEOGRAD - Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka komentuar vendimin e dhënë sot nga UEFA, për ndeshjen Serbi-Shqipëri, duke u shprehur se sipas tij, pavarësisht fitores në tavolinë me rezultatin 3-0 të ekipit serb, sërish ajo ka dalë e humbur nga ky vendim.  

Kjo pasi sipas tij, ekipi serb, po e fitonte ndeshjen deri në minutën e 42, ku siç thekson Vuçiç, ndeshja u braktis nga ekipi kombëtar shqiptar, pas lëshimit të dronit me flamurin e të ashtuquajturës "Shqipëri e Madhe".

Kryeministri serb ka shtuar se ai ka mbetur i zhgënjyer me zyrtarët shqiptarë, pasi sipas tij, nuk duan të pranojnë gabimet dhe të dënojnë lëshimit e dronit mbi stadium.
Vuçiç vijon të akuzojë palën shqiptare për lëshimin e dronit, ndërsa shton se faji i vetëm i serbëve është që nuk iu përmbajtën për provokimit.

UEFA vendosi sot fitoren në tavolinë 3-0 për Serbinë në ndeshjen ndaj Shqipërisë më 14 tetor në Beograd, por por pa i dhënë asaj të drejtën e 3 pikëve, pasi lidhur me trazirat në fushë autoriteti i lartë i futbollit vendosi t’i heqë Serbisë 3 pikë nga klasifikimi i grupit I, në eleminatoret e Evropianit “France 2016”.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)