TIRANE- Zbardhet lista e barnave të rimbursueshme, që do të përfitojnë qytetarët nga 1 prilli 2015 deri në 1 prill 2016. Vendimi i qeverisë i publikuar në Fletoren Zyrtare përcakton ilaçet që do të jepen me rimbursim dhe kategoritë që do të përfitojnë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë masa e rimburisim do të jetë nga 50-100%, ndërkohë Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm shëndetsor thotë se “lista e barnave të rimbursueshme ka si qëllim përmirësimin e cilësisë së shërbimit për të gjithë pacientët e në mënyrë të posaçme për shtresat në nevojë”.