“Të gjithë ata persona me statusin e të verbërit, do t’iu u falet detyrimi financiar për parcelën ndërtimore”. Kështu deklaroi drejtori i Përgjitshëm i ALUIZNI-t, Artan Lame gjatë një aktiviteti të organizuar nga Shoqata “Ndihmoni Jetën” në kuadër të Ditës Ndërkombëtarë të Personave me Aftësi të Kufizuar.
Lame gjithashtu tha se ky është një vendim i Këshillit të Ministrave.
“Më herët ne kemi parashikuar lehtësi financiare dhe falje edhe për kategorinë e personave para dhe tetraplegjikeve. Konkretisht këta persona-aplikues për legalizim përfitojnë falje të pagesës së truallit/tokës ku është ngritur ndërtimi i tyre pa leje. Ndërsa vetëdeklaruesit që kanë familjarë me status të tillë (para dhe tetraplegjikeve) paguajnë vetëm 50 % të vlerës së saj (tokës). Të njëjtat lehtësi u parashikuan edhe për të verbërit, duke ia falur pagesën personave të kësaj kategorie si dhe duke duke zbritur me 50 % pagesën për ata që kanë në familjet e tyre, persona të verbër” – deklaroi Lame.
Sipas tij vijon puna për të përfshirë në procesin e legalizimit edhe kategori të tjera, pa asnjë veçori dhe pa pagesë siç e parashikon ligji.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO