Vendimi, më 17 nëntor kthehen në
atdhe eshtrat e mbretit Zogu i I-rë

Vendimi, më 17 nëntor kthehen në <br />atdhe eshtrat e mbretit Zogu i I-rë
TIRANE - Eshtrat e mbretit Zogu i I-rë do të rikthehen në atdhe më 17 nëntor. Është ky vendimi i marrë pasditen e së martës në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Vendimi për kthimin e eshtrave të mbretit Ahmet Zogu, u bë me propozimin e ministrit të Brendshëm Flamur Noka.

Ndërkaq, procedurat e nevojshme për kthimin e eshtrave në atdhe do t’i realizojë nëpërmjet misionit diplomatik të Republikës së Shqipërisë në Republikën Franceze, Ministria e Punëve të Jashtme

Në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave, ku pas çdo mbledhje të qeverisë publikohen vendimet e marra në të, thuhet se për zbatimin e këtij vendimi është ngarkuar Ministria e Brendshme dhe Ministria e Punëve të Jashtme.

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi