TIRANE- Bordi i Edukimit të Vazhdueshëm ka miratuar listën e profesionistëve të cilët marrin certifikimin pavarësisht kritereve. Bëhet fjalë për profesionistët e shëndetësisë që kanë dhënë provimin e shtetit në vitin 2013-2014, ata që kryer studime te nivelit pasuniversitar, master, doktoraturë, kanë marrë titullin profesor i asociuar ose profesor si dhe udhëheqës e oponentë shkencorë, si dhe ata që janë përfshirë në mësimdhënie. Janë 106 profesionistë të cilëve u është dhënë certifikimi me vendim të bordit, ndërsa 48 të tjerëve u është refuzuar certifikimi.
/Shqiptarja.com











