PRISHTINE- Ka reaguar misioni EULEX në Kosovë pas vendimit të Shtabit të Emergjencës të komunës paralele të Mitrovicës një ditë më parë, vendim i cili rikthen barrikadat dhe u ndalon forcave të EULEX qarkullimin mbi Lumin Ibër. Përmes një deklarate EULEX sqaron se është e nevojshme rivendosja afatgjatë dhe e pakushtëzuar e rendit dhe ligjit në veri të Kosovës në mënyrë që misioni të zbatojë detyrën e vet. Këto komente i bëri Anne Blanksma zëdhënëse e EULEX-it gjatë një interviste për agjencinë e lajmeve TANJUG.
Blanksma shpreh shqetësimin lidhur me vendimin e serbëve të veriut ku thuhej shprehimisht se "Anëtarëve të EULEX-it në të ardhmen nuk do t’u lejohet të lëvizin lirshëm në pjesën veriore të Mitrovicës. Çdo përpjekje e kalimit të dhunshëm nëpër qytet apo shkatërrim të barrikadave do ta cilësojmë si agresion të hapur, ndërsa përgjegjësinë për pasojat do ta marrin ata që i nisin veprimet të tilla", thuhet në deklaratën e këtij Shtabi.
“ Qëndrimi I EULEX është i pandryshuar-thotë zëdhënësja e EULEX- ne nuk heqim dorë nga misioni ynë për vendosjen dhe zbatimin pa kushte të ligjit”.
Në deklaratë e Këshillit të Shtabit të Emergjencës në veri thuhet më tepër se u është dërguar ftesë edhe misionit të KFORIT që t’i përmbahet mandatit të kufizuar sipas Rezolutës 1244 të KS të OKB, kurse qytetarët serbë njoftohen të mbajnë në kontroll barrikadat. (ns/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com