Vendimi për dialog politik vetëm në Kuvend

Vendimi për dialog politik vetëm në Kuvend
Përfshirja e Kosovës në dialog politik me Serbinë, të paralajmëruar nga Bashkimi Evropian, është duke lëvizur qëndrimet e Qeverisë së Kosovës. Herë thuhet se nuk do të ketë dialog pa zbatimin e marrëveshjeve, e nganjëherë shprehet gatishmëri për tu dialoguar qysh në shtator.

Vendimin për dialogun politik, sipas zyrtarëve qeveritarë, do të mund ta marrë Kuvendi, por tash një nismë e tillë nuk do të merrte mbështetjen e subjekteve opozitare.

Zëvendëskryeministri Kuçi ka përmendur një kusht që duhet plotësuar nga Serbia, para se çështja të paraqitet para deputetëve, shkruan Koha Ditore.

“Fillimisht duhet të implementohen të arriturat që kanë qenë deri më tani, pastaj Kosova do ta marrë çdo vendim në përputhje me Kushtetutën, në përputhje dhe në partneritet të plotë me BE-në dhe me SHBA-në”, ka thënë zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, i pyetur rreth mundësisë së hyrjes në dialogun politik.

“Sovraniteti i Kosovës, pavarësia e Kosovës, tërësia territoriale e Kosovës, nuk negociohen me askënd” ka thënë për Koha Ditore, zv/kryeministri Kuçi.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Nga kamerier në Mykonos, në mikpritës turistësh në Fishtë

Nga kamerier në Mykonos, në mikpritës turistësh në Fishtë