Ministri i Jashtëm i vendit tonë Ditmir Bushati tha pas vendimit të Gjykatës ndërkombëtare të Hagës se viktimat e Ish-Jugosllavisë meritonin Drejtësinë. 

"Vendimi i Hagës ka dëshmuar se vërteta mbizotëron mbi mohimin Viktimat në republikën e ish-Jugosllavisë meritonin drejtësi"-shkruan Bushati në rrjetin e tij social Facenbook pas vendimit të Gjykatës ndërkombëtare për dënimin me 40 vite burg të "kasapit" të Bosnjës

Gjykata e Hagës dënoi me 40 vite burg ish liderin e serbëve të Bosnjes për krime kundër njerëzimit, vrasje dhe shkelje të ligjeve të luftës, ku mes akuzave është edhe masakra e Srebenicës.

Redaksia online
(Shqiptarja.com)